Bajerni i Mynihut ‘shkatërron’ skuadrën e Mainz!

0
106

Pas këtij takimi Bajerni mbetet në vendin e dytë të renditjes me 3 pikë më pak se rivalët e Dortmund, por bavarezët kanë një ndeshje më pak në kalendar se verdhezinjtë.

Bajerni i Mynihut ka shkatërruar pasditen e sotme skuadrën e Mainz, teksa bavarezët shënuan plot 6 gola në portën e miqve. Rekordmenët gjermanë shënuan nga 3 gola për pjesë, ndërsa menjëherë u kuptua se do të ishte një ndeshje spektakolare për kampionët në fuqi të Bundesligës, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 3 të sfidës me sulmuesin Robert Levandovski.

Ndërkohë, në minutën e 33 erdhi goli i dyfishimit me anë të Hames Rodrigez, teksa në pjesën e parë pati vend edhe për realizimin e Kingslej Koman.

Festivali i golave vazhdoi në pjesën e dytë, teksa bavarezët nuk e hoqën për asnjë moment këmbën nga gazi, duke realizuar dy herë me Hames. Kolumbiani fillimisht shënoi në të 51, ndërsa 4 minuta më pas kompletoi tripletën personale, duke realizuar edhe golin e 5 të takimit.

Në fund pati kohë edhe për lojtarin e datëlindjes 2000, Antoni Dejvis, të ndëshkonte për herë të 6 në këtë ndeshje skuadrën e Mainz.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here