Policia po provokon protestuesit. Qeveria zbret edhe Tatimorët në rrugë…

0
128

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, nga kryqëzimi i Bradasheshit ku është bërë edhe organizimi i qytetarëve të qarkut Elbasan për protestën e sotme në Tiranë, ka deklaruar se policia po provokon protestuesit.

Në një prononcim  për TV Ora, Boçi tha se Drejtoria e Tatimeve po ndalon drejtuesit e autobusëve.

Ai shtoi se, do t’i përgjigjen çdo provokimi.

“ Ne kemi ngulmuar tek masiviteti, protesta është paqësore. Por këto që ndodhin në kryqëzimet e rrugëve mund të krijojnë precedent të rrezikshëm që zemërimi dhe revolta të shprehet në sheshin para kryeministrisë. Ne jemi për protestë paqësore, por do t’i përgjigjemi me çdo lloj monedhe çdo provokimi që vjen nga forcat e rendit. Ka pasur irritim të qytetarëve për ta shprehur zemërimin. Unë gjykoj që të gjitha këto do konvergojnë në pikën e vlimit në Tiranë”, u shpreh Luçiano Boçi..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here