Standard.al

Zbardhen dokumentet/ Ylli Shehu fshehu dënimin, Prokuroria i ka kërkuar heqjen e mandatit!

0

Në Mars të vitin 2017, Prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit të deputetit për Shehun, të cilin ai e mori në vitet 2013-2017, ne radhët e LSI, pikërisht për fshehjen e dënimit të marrë në 2007, por KQZ e kishte refuzuar.

Ditën e sotme është bërë publik vendimi i Gjykatës së Korçës, i 18 Nëntorit të 2008, ku rezulton se deputeti Ylli Shehu i cili pak ditë më parë ka marrë mandatin e deputetit, është dënuar për kontrabandë, falsifikim të dokumenteve dhe të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, më një shumë prej 600 mijë lekë të rinj.

ylli-shehu-ne-parlament-672x450

Ky dënim është mbajtur i fshehur nga Shehu, ndërsa pak javë më parë ai ka depozituar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke deklaruar vetëm një dënim të marrë për kontrabandë, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, në vitin 2007.

11111111111111111111111111

 

2222222

“Subjekti rezulton se nuk e ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes; (A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësorë të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqipatr apo i huaj?)”, thuhet në shkresën zyrtare të prokurorisë, të lëshuar më 2 maj 2017, drejtuar KQZ.

333333

“Për sa më sipër, dhe bazuar në nenin 8 pika 2 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe kreut V, pika 10, 11 të Vendimit të Kuvendit nr. 17 viti 2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138 viti 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

VENDOSA:

  1. Përfundimin e verifikimeve dhe konstatimin se subjekti deklarues z. Ylli Vesel Shehu me funksion, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit aktual si deputet, sipas Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “ Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138 viti 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  2. Brenda 3 ditëve, nga marrja e vendimit, të njoftohet Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Tiranë”, thuhet në shkresë, të firmosur nga Prokurorja Rovena Gashi.

 

44444444

“KQZ vendosi kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për funksionarët”, ishte kjo deklarata publike e KQZ pas kërkesës së Prokurorisë, ndërsa në listë ndodhej edhe emri i Ylli Shehut.

45454545454

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.