Vasili: Nuk ka asnjë hap pas, çdo qytetar nesër në shesh

0
114

Vëllezër e motra që jeni këtu. Shumica juaj që jeni këtu jeni të deklaruar armiq të Edi Ramës, ju ka deklaruar vite për vite me radhë, ju ka vënë nofka, çfarë nuk ju ka quajtur. Tani, meqenëse juve ju ka armiq dhe ju ka vënë të gjithëve nofka, gjithë Shqipëria mendoi që ky mbaroi këtu. Jo nuk mbaroi këtu. Sot nuk shpëtoi dot as Mali i Tomorit dhe as Abaz Aliu, i zuri edhe ata me gojë. Tani kam një pyetje për të gjithë ju: Qenit kur i vjen ngordhja dhe shkon në Xhami, çfarë e gjen? I heqin kokën… Ju dini dhe një gjë shumë të mirë, e keni parë nëpër televizione që ky ka atë sistemin, sepse është psikopat këtë e dini që të gjithë, dhe thotë që unë bashkëqeveris me qytetarët dhe del që në sabah atje, ka edhe ca të paguar atje mirë, i marrin paratë. Sepse kjo është si puna e asaj, hajde rrini zgjuar, hani gjellën e budallait. I marrin lekët dhe pastaj do ikin, do e lënë. Tani unë kam një pyetje, me aq shkollë sa kam unë, se ai s’ka shkollë fare, ai është shkollëpak, unë kam çik më shumë: Pse nuk shkoka ky që bashkëqeveris me qytetarët, të flasë atje me qytetarët e Unazës së Re? Unë jam i bindur që ata do ta presin me krahë hapur, me shumë dashuri do ta presin. Pse nuk shkon të flasë atje në Shkozë me ata banorë që po u prish shtëpitë? Meqenëse ka pasur këtë inat kaq të madh, edhe me zonën e Kamzës, le të vijë këtu, ta dëgjojmë ne, por ky s’bën dot asnjë mbledhje. Dhe a e dini pse? Sepse ky psikopat në qoftë se dikush i thotë që e ke gabim, ky çmendet. Kur këtij i thonë: Na vodhe ore, na vodhe ditën për diell. Jo thotë, ti ke vjedhur kokrrën e rrushit atje në hardhi, I tillë njeri është ky. E zënë atje me presh në dorë dhe thotë: Janë kazan thotë. Kush është kazani? Kazani është Amerika, Zëri i Amerikës, kushdo që i flet këtij është kazan. Ka një të keqe shumë të madhe kur bëhet edhe krimineli, edhe psikopati bashkë është ky lloj syneti që është këtu. Prandaj e dini se për çfarë do të shkojmë atje nesër, më 16 mars? Shkojmë edhe për një gjë të madhe: Ju që të gjithë duhet të jeni nesër atje, sepse secili kur kthehet në shtëpi, burrë apo grua, në radhë të parë ata që mbajnë familjet në këmbë, i dhemb gjithmonë koka, sepse ka qindra halle që nuk i zgjidh dot, ka hallet e veta, hallet e fëmijëve, hallet e prindërve. Punë nuk ka. Një psikopat që në vend që të hapë vende pune, po e shkatërron këtë vend dhe për t’i dhënë përgjigje të gjithë këtyre halleve, patjetër që duhet të jemi atje nesër, më 16. Sepse një derr i egër ka zënë rrugën dhe ne duhet të zhbllokojmë rrugën që të vazhdojmë të ecim drejt, nuk mund të rrimë më të na pengojë. Kjo është një betejë pa kthim pas. Një gjysmë hapi po të bëjmë pas, bën përpara ky derri i egër dhe na e zë rrugën. Prandaj nuk ka asnjë hap pas. Secili është në atë shesh për veten e tij, për hallet e tij, për problemet e tij dhe në fund të fundit është për këtë vend që të gjithë e kemi të përbashkët, sepse në qoftë se ky vend nuk është i qetë, asnjë nga ne nuk është i qetë. Ju ja keni kthyer gjithmonë xhevapin ashtu sakllam siç e ka merituar, por nesër e do dyfish më të fortë. Ju presim nesër më 16.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here