Sulm i tmerrshëm terrorist/ Vrasësi xhiron edhe video gjatë krimit…!!! I frymëzuar nga çetnikët…

0
108

Sulm i tmerrshëm terrorist ka ndodhur në Zelandë e re, ku vrasësi ka xhiruar edhe video gjatë aktit të cilin e ka kryer në një Xhami.

Personi, i cili vrai 40 besimtarë dhe plagosi 20 të tjerë në dy xhami në Zelandën e Re, kishte të shkruar emrat cirilikë, Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar.

Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’.

Marko Miljanov Popoviç (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.

Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviç (1329 – 1389), vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.

Një tjetër nga emrat që terroristi i shkroi në armë ishte Sherban Kantakuzin. Ai është një princ vllehe (1640 – 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.

Deputeti i parlamentit të Kosovës nga LDK, Haxhi Avdyli thotë se ka mbetur i shokuar pasi ka shikuar videon e tmerrin në Zelandën e re, kur një vrasës ka vrarë rreth 50 persona në një xhami, ndërkohë që ata ishin duke kryer ritet fetare.

Avdyli thotë se, vrasësi është frymëzuar nga këngët çetnike serbe si dhe në pushkët e tij janë të shkruajtur emrat e carëve dhe vrasësve serb.

Image

“I shokuar dhe tmerruar pas shikimit të videos së vrasjes së mbi 40 personave të pafajshëm në xhami në Zelandë. Vrasësi frymëzohet me këngë çetnike Serbe para vrasjes, dhe pushkët i ka të vizatuar me emra carëve Serb e vrasësve tjerë Serb. Sa keq për rajonin qé për të vrarë të pafajshëm, duhet të inspirohesh me histori genocidiale të një populli i ngritur nga genocidi ndaj tjerëve përreth”, shkruan Avdyli në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here