Standard.al

Shpërthen Vasili: Fermerët le të torturohen e të vuajnë edhe për bukën e gojës, rëndësi ka të hanë oligarkët…

0

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar takimin e Ramës në Universitetin Bujqësore. Vasili thotë se fermerët torturohen, ndërsa oligarkët për të po majmën.

Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se 4 herë janë ulur subvencionet në bujqësi dhe me dhjetra herë rriten financimet për koncesione.

”Fermerët le të torturohen e të vuajnë edhe për bukën e gojës, rëndësi ka të hanë dhe të majmën oligarkët”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Fermerët torturohen oligarkët majmën. Shkollëpaku u flet universitareve në Institutin Bujqësor. U rrëmbeu fermerëve subvencionet dhe jua dha koncesioneve. 4 herë janë ulur subvencionet në bujqësi dhe me dhjetra herë rriten financimet për koncesione. Fermerët le të torturohen e të vuajnë edhe për bukën e gojës, rëndësi ka të hanë dhe të majmën oligarkët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.