Shkatërrim i historisë dhe arkeologjisë. Shoqëria Civile proteston sërish kundër projektit Veliera në Durrës

0
120

Shumë qytetarë ndërtimin e Velierës në zemër të qytetit bregdetar e shikojnë si shkatërrim të historisë dhe arkeologjisë.

Palët që kundërshtuan ndërtimin e sheshit “Veliera’ në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme në këtë shesh pranë Torrës Veneciane me pankarta në duar, ku shprehin shqetësimin e dëmtimit të parikuperueshëm të arkeologjisë në qendër të Durrësit.

Shoqëria Civile, e përfaqësuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe avokatja Mirela Jorgo, nuk janë pajtuar aspak me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, e cila i hapi dritën jeshile projektit Veliera në Durrës. Sazan Guri tha se, do të bëjnë sërish një aktpadi për bllokimin e punimeve, këtë radhë me pretendimin se këto punime të nisura një javë më parë kanë dëmtuar rëndë struktura muresh të periudhave të ndryshme historike.

Mirela Jorgo radhiti një sërë shkeljesh sipas saj proceduriale nga gjykata administrative e Apelit në vendimin e dhënë.

Urbanisti Ardian Muka, njëkohësisht kandidat i PD për bashkinë Durrës, tha se do të jetë populli durrsak nëpërmjet referendumit ai që do të shprehet për fatin e Velierës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here