Standard.al

Shenjat e para të braktisjes brenda PS-së. Dorëhiqet zv.ministrja…

0

Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije për Boldnews.al se është dorëhequr nga posti i zv.ministres, Albana Shkurta. Zonja Shkurta mban postin e zv.ministres pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që prej tetorit të vitit 2017.

Albana Shkurta edhe pse jo një emër i njohur për publikun që nuk vinte nga rradhët e politikës, kishte një rol kyc në Ministri. Emri i zonjës Shkurta është lakuar më së shumti për pozicionin që mbante para emërimit në ministri, si ish-Menaxherja e Përgjithshme e kompanisë, “Albanian Distribution&Development” e biznesmenit të njohur Agim Zeqo, i njohur ndryshe edhe si Gimi i RedBullit.

Ky i fundit është parë gjithnjë e më pranë kreut të qeverisë Rama, që pas marrjes së mandatit të tij të dytë në zgjedhjet e 2017-s dhe është përfolur për aferat korruptive lidhur me lejet e ndërtimit ku kompania e Zeqos iu dha dirta jeshile për ndërtimin e një godinë 24 katëshe në rrugën e Kavajës, me cilësimin: “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”.

Ndërkohë që emri i mundshëm që mund të zëvendësojë Shkurtën është Ervin Mete. Ai ka qenë zv.ministër në qeverinë Rama 1, që aktualisht punon si Drejtor Kabineti pranë kësaj ministrie.

Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se Albana Shkurta është dorëhequr për një pozicion tjetër aspak politik, por në sektorin privat. A është kjo një ndër shenjat e para të ‘braktisjes’ së Edi Ramës?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.