Standard.al

Protesta opozitës/ RENEA, FNSH, forcat e rendit do zbarkojnë në Kryeministri! Gaz lotsjellës…

0

Policia do ta mbajë të rrethuar godinën e Kryeministrisë, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen. Do të jenë disa kordone policore që do vendosen në Bulevard, ndërkohë që nuk do lejohen protestuesit që të dalin në nga krahu I Piramidës. 

Protesta e opozitës ditën e shtunë, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj. Mësohet se do të jenë rreth 1200 efektiv të cilët do të zbresin në terren ditën e nesërme. RENEA, FNSH, forcat e rendit dhe forcat operacionale pritet të vendosen që në orët e para të mëngjesit pranë Kryeministrisë.

Në tarracën e Kryeministrisë do të ketë efektiv të cilët do të hedhin gaz lotsjellës nëse do të jetë e nevojshme. Policia do të filmojë me kamera të posaçme protestën dhe këto kamera do të vendosen tek Kryesia e Kuvendit, tek kullat dhe te Hotel “Rogner”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.