Standard.al

Protesta e opozitës/ Berisha: Dy fjale për ndërkombëtaret…

0

Teksa prej ditësh diskutohet për protestën e opozitës në 16 mars dhe presionin e ndërkombëtarëve, ish-kryeministri Sali Berisha sqaron dhe qëndrimet e tyre. Sipas zotit Berisha, opozita po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që e detyruan për vendimin e saj.

Dy fjale për ndërkombëtaret. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me ketë problem theksoj:
Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve. Se dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kane fituar me shpejtësi te rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botes kanë paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje botërore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Evropës nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise. Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnisë boten!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.