“Pishman për djegien e mandatit?” Paloka: Vetëm një fjalë për Rudina Hajdarin

0
126

Për të gjithë ata që janë aty qëndrimi ynë është se ata janë aty për interesa të tyre dhe jo të opozitës. Rudinës i them që në momentin që fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën, duhet të fillosh të mendosh se çfarë po bën. Pse nuk e dorëzoi mandatin? Kësaj nuk i hyj. Nuk i di arsyet” – tha Paloka.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar në emisionin “Zonë e lirë” djegien e mandateve të opozitës. Ai u pyet edhe për rastin e Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit që nuk e lanë mandatin duke u shprehur se gjithçka e kanë bërë për interesa personale.

“Nuk di që asnjëri prej këtyre të ketë bërë një takim me ata që e kanë zgjedhur. Rudinën e njoh këtë periudhë, por jo vetëm për respekt të Azemit, por unë e kam miq familjen e Azemit, vëllezërit e tij.

Paloka tha se djegia e mandateve ishte bërë e nevojshme pasi opozita nuk kishte më arsye për të qëndruar në Parlament.

“Pishman për djegien e mandatit? Jo. Vërtet është akti më ekstrem politik, po u bë i domosdoshëm. Sot Rama kontrollon gjithçka, mediat shoqërinë civile, kapi dhe drejtësinë. Gjithçka e ka në dorë. Ne të rrinim në parlament? Ai vidhte në tendera dhe koncesione ndërsa ne rrinim në parlament. Ai ishte akti i fundit politik për të mos kaluar te dhuna. Grabiti me çdo formë dhe prokuroria heshti. Kapen ministra me kriminelë dhe asgjë nuk ndodh…

Ishte një kërkesë që na e bënin edhe qytetarët. Na e kanë kërkuar edhe qytetarët publikisht. Bashës i bënin edhe akuza të tjera sikur kishte marrëveshje me Ramën. Është brohoritur masivisht ky akt” – tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here