Panariti: Goditje e rëndë për Bujqësinë dhe Fermerin!

0
156

Është fatale për vendin mos financimi Bujqesise! Kjo që po ndodh është vula e turpit dhe e mjerimit! Ulen me rreth 6 here parate dhe pagesat për bujqit dhe fermat. Sepse jepen vetëm 3,5 milion euro subvencione ose 50 here më pak se fqinji Maqedoni e Veriut! E padegjuar dhe pa precedent! Po rrenohet sektori që prodhon dhe jep 20% të prodhimit kombetar, por që merr nga ky vetëm 0.02%. Ju kujtoj se 70%e fondeve të BE-së shkojnë për mbeshtetjen e bujqesise të vendeve anetare. Prandaj kjo që po i bëhet bujqesise dhe fshatit është edhe anti evropiane, sepse fermeret e braktisur dhe të varferuar do të largohen dhe emigrojne.Nuk kanë rrugedalje tjeter sepse ata nuk mund të mbijetojne. Kjo eshte antikombetare dhe një “deportim” ose shperngulje e heshtur e gjysmes se popullsise të vendit që ende jeton në fshat. Tre milion e gjysem euro që i jepen fshatit, fermerit, blegtorit, peshkatarit për vitin 2019 , janë vetëm 150 metra rrugë me standartet financiare korruptive të zbuluara nga banorët e Astirit. Sikur të mos mjaftonte nafta më e shtrenjte në Evrope me te cilen punohet dhe mbillet toka, sikur të mos mjaftonte TVSH, asfiksuese 20%në shitje e cila as që rimbursohet, tani i hiqet edhe kafshata e mjerimit sektorit të vetëm prodhues dhe perpunues të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here