Në prag të protestës/ Mediu: Bashkë në 16 mars, përballë kësaj të keqe të madhe, ku bandat dhe qeveria janë bërë njësh…!!

0
105

Partia Republikane zhvilloi një takim me strukturat e Tiranës, në prag të protestës opozitare të 16 marsit.

Në këtë takim, ku spikaste pjesëmarrja rinore, mbajtën fjalë dhe diskutuan edhe kryetari i PR-së së Tiranës, Blendi Sula, nënkryetarja Brunilda Laboviti, etj.

Gatë fjalë së tij, kryetari i PR-së Fatmir Mediu, bëri edhe një herë thirrje, se tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin për fatin e tyre dhe të mos rrinë më peng i politikave të Edi Ramës dhe klanit në qeverisje.

Mediu, duke theksuar edhe një herë skandalet e përditshme të kësaj qeverie, u bëri thirrje pjesëmarrësve, se shqiptarët nuk mund të pranojnë më të rrinë me kokën ulur përballë një kryeministri që u ka vjedhur votën dhe çdo ditë po i  varfëron nëpërmjet taksave, PPP-ve, marrëdhënieve klienteliste.

‘Edhe mungesën e Gjykatave në vend, ata po përpiqen ta shesin si një pjesë e normalitetit politik, duke ia faturuar reformës në drejtësi, që vetëm reformë nuk po rezulton-tha Mediu,-ndërkohë që klanet dhe kartelet e drogës bëhen gati për pazarin e radhës për shit – blerje votash’.

 

‘Përballë kësaj të keqe të madhe që ka uzurupuar vendin, ku bandat dhe qeveria janë bërë njësh, neve nuk na ngelet rrugë tjetër veçse t’i bëjmë të qartë qytetarëve se rruga e vetme për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve, është përballja dhe jo ulja e kokës, që kjo qeveri pretendon ta bëjë duke imponuar frikë dhe varfëri.

Historia e ka treguar se sa herë që në pushtet ka qenë e djathta, shqiptarët janë afruar më shumë drejt rrugës evropianë, ndërkohë e majta ka bërë krejt të kundërtën, duke e çuar vendit drejt destabilizimit. Prandaj më 16 mars, ju bëj thirrje të gjithë të bëhemi zot të fateve tona. Të gjithë të angazhuar për protestën e 16 Mars, të gjithë shqiptarët përballë pushtetit të Ramës

Të gjithë të bashkuar për të hapur rrugën Evropiane.

Të gjithë të bashkuar për të rifituar lirinë.

Të gjithë bashkë kundër krimit, korrupsionit qeveritar.

Të gjithë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjithë bashkë për t’i kthyer pushtetin shqiptareve.

Të gjithë së bashku për të ndërtuar shtetin e së drejtës

Të gjithë së bashku me nje premtim solem që s’ka regjim, apo tirani që mund të ndalë shqiptaret.

Të gjithë bashkë në 16 Mars’, u shpreh Fatmir Mediu në fjalën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here