Mediu: Të ngrihemi për të treguar se Shqipëria europiane nuk është një ëndërr e vdekur…

0
92

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu fton qytetarët ti bashkohen nesër protestës së opozitës për të marrë në dorë fatin e tyre kundër asaj që e quajnë ‘qeveri e paligjshme dhe që ka manipuluar zgjedhjet me paratë e drogës, korrupsionit dhe krimit”

“Shqiptarët duhet të ngrihen për të treguar se Shqipëria europiane nuk është një ëndërr e vdekur, por një realitet ku çdo shqiptar nuk i fal lirinë dhe të drejtat e tij, nuk ul kokën përballë varfërisë, lumturinë e ndërton me autoritetin dhe dinjitetin qe i ka fal Zoti. Nuk mund të pranojë përbuzjen, fyerjen e Ramës , nuk mund të pranojë të lërë Shqipërinë, por lufton për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar Europian” thotë Mediu duke shtuar se “Këtë rrugetim te shqiptareve europiane nuk e ndal dot Edi Rama, antimitingjet e turpshme si komunistet në vitin 1990-1991, nuk e ndalin as  pushteti që bllokon rrugët e lirisë dhe të drejtës, apo policë që nuk i shërbejnë ligjit por pushtetit” thotë Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here