Masakra në Zelandën e Re/ 49 veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Emri i Skënderbeut tek arma e autorit!!!!

0
130

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se 49 veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet mbi dy xhami plot me besimtarë në lutjet e së premtes në Christchurch.

Kryeministrja Arden e përshkroi si një ‘nga ditët më të errëta të Zelandës së Re’, duke theksuar se ngjarjet në qytetin Christchurch paraqesin ‘një akt të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm të dhunës’.

Ajo tha se ‘qartazi kjo mund të përshkruhet vetëm si sulm terrorist. Nga ajo që dimë duket se ishte mirë i planifikuar’. Katër veta u arrestuan në lidhje me sulmin.

Sipas stacionit televiziv TVNZ, njëri prej tyre u identifikua si Brenton Tarrant, 28 vjeçar nga qyteti Grafton në New South Wales të Australisë.

Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorur nga ta janë të personave evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazhe historikë të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht turqve, ishin të shkruar në armët e përdorur nga autorët e kësaj masakre.

Image

Një ndër këta emra dallohet të jetë edhe ‘Skanderbeg’, i cili besohet se i referohet heroit tonë kombëtar, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Evropë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here