LETËR E HAPUR/ Koalicioni Qytetar për Shqipërinë: Drejtuar të gjithë faktorëve opozitarë PD, LSI…

0
79

LETËR E HAPUR e Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë, Drejtuar të gjithë faktorëve opozitarë (PD, LSI, etj), dhe aktivizmit kritik ndaj Pushtetit!

Tiranë 15 Mars 2019
Zgjidhja e krizës së përfaqësimit në Zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe lokale është:
KRIJIMI I NJË FRONTI TË MADH OPOZITAR
që NUK synon të qeverisë 4 vjet por kërkon të krijojë një
QEVERI TEKNIKE 6 MUJORE!

Kjo QEVERI TEKNIKE 6 MUJORE do të jetë detyrë të organizojë PËRSËRI ZGJEDHJE TË REJA brenda 6 muajsh pas Zgjedhjeve të parakoshme me:
– SISTEM TË RI ZGJEDHOR,
– KUSHTETUTË TË RE,
– Polici dhe Administratë Neutrale
– Media të Balancuar
– Legjislacion të Ri parandalues dhe ndëshkues të krimit Zgjedhor!

Pra, Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”
gjykon se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga një diktaturë monopartiake është paraqitja e një:
PROPOZIMI KOMBËTAR ELEKTORAL OPOZITAR
jo për Qeverisje 4 vjeçare, por vetëm 6 Mujore, pra një Qeveri Teknike që do të organizojë Zgjedhje të Reja parlamentare dhe lokale brenda 6 muajsh.

Vetëm kështu ky Propozim Elektoral Opozitar do të bindë dhe do të fitojë mbështetjen e çdo votuesi se kriza e përfaqësimit dhe besimit kapërcehet duke ndryshuar SISTEMIN ZGJEDHOR dhe NEUTRALIZUAR efektin frikësues dhe manipulues të Diktaturës së instaluar në Shqipëri.

Vetëm kështu Shqiptarët do të kenë të drejtë të votojnë për herë të parë si çdo qytetar i botës demokratike në ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME për atë parti, kandidat dhe program elektoral që u duket më i mirë dhe jo më pak i keqi!

Elektorati shqiptar ka një mosbesim ekstrem ndaj klasës politike dhe sistemi aktual zgjedhor është një mekanizëm antidemokratik që garanton kapjen e shtetit dhe politikës nga banda elektorale politike në pushtet ku bandat e opozitës shërbejnë si fasada demokratike të sistemit politik.

Elektorati ndodhet gjthm përballë ZGJEDHJES TË SË KEQES MË TË VOGËL dhe kjo sjellje politike ka vrarë çdo shpresë se ky vend mund të bëhet i jetueshëm dhe i duhuri për shqiptarët.

Aktualisht për shkak të mos angazhimit të deritashëm politik të ishOpozitës Parlamentare, Zgjedhjet e reja të parakohshme do të kryen vetëm me Kodin e Vjetër Zgjedhor dhe me një Qeveri Socialiste sipas rregullave të vjetra të cilat nuk ka asnjë shans të përshtaten në një Kod të Ri Zgjedhor të pranuar edhe nga Opozita si për shkak afatesh kohore ashtu edhe për shkak të konfiguracionit parlamentar.

Për të mundur elektoralisht këtë Mazhorancë duhet një mobilizim kombëtar por pak gjasa ka që oferta elektorale aktuale dhe reputacioni i rrënuar me të drejtë i ishOpozitës Parlamentare si dhe koha e pamjaftueshme e forcave të reja politike të arrijë të prodhojë reaksionin e duhur publik në kutitë e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare dhe Lokale.

Deri më tani, në çdo sondazh online pavarësisht nga autorët dhe audiencat e zgjedhura del një konkluzion i përbashkët:
Opozita IshParlamentare nuk fiton as me Ramën as pa Ramën si për shkak të përqëndrimit të pushtetit de facto të mazhorancës por po aq për reputacionin e rrënuar të lidershipit opozitar ish parlamentar!

Opinioni publik shpresëvrarë nuk shpreson te asnjë zgjidhje dhe pjesa gri mosbesuese ndaj mazhorancës dhe opozitës ish parlamentare është mbi 50% duke favorizuar në çdo formulë koalicionesh një fitore të përsëritur të Mazhorancës aktuale duke e vrarë përfundimisht shpresën për shpëtim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Opozita ishParlamentare prej 2 vjetësh nuk ka marrë absolutisht asnjë hap për Reformë Zgjedhore dhe afatet e kapërcyera nuk favorizojnë Zgjedhjet e mundshme të Parakohshme me model tjetër përveç këtij aktual!

Duke qenë se lidershipi opozitar ishparlamentar pavarësisht sloganeve që mund të bindin vetëm pjesën minimaliste militante të mbetur, duhet të ndërgjegjësohet se nuk arrin të mobilizojë aq mbështetje publike sa të sjellë ndryshimin e garantuar në këto Zgjedhje të Parakohshme që po kërkon.

Lidershipi Opozitar ishparlamentar duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se Formula Elektorale që do t’i paraqitej elektoratit në Zgjedhjet e Parakohshme ku të mos kërkohet Qeverisje 4 vjeçare por Qeveri Teknike 6 mujore:
– Shmang koston e mosbesueshmërisë dhe skepticizmit humbës
– Mobilizon maksimumin e burimeve dhe mbështetjes publike nga të gjitha segmentet elektorale të votuesve, madje edhe ato të majta.
– I vendos shqiptarët në Zgjedhjet e Parakohshme përballë një zgjedhje shumë të lehtë: të mbajnë këtë gjëndje që po vuajnë apo të ndryshojë gjithshka pa frikën se një bandë e babëzitur ikën dhe një bandë e uritur dhe babëzitur vjen pasi përballë do të kenë shansin për një Qeveri Teknike teknicienësh me reputacion që nuk janë në kontrollin e formacioneve elektorale aktuale.
– E çarmatos pushtetin aktual si politikisht dhe teknikisht nga avantazhet e sulmeve ndaj opozitës ishparlamentare.
– I jep mundësi të gjithë faktorëve opozitarë që të prezantojnë (pa shumë rezistencë të brendëshme) Lista Kandidatësh me reputacion maksimal si deputetët që do të bëjnë Reformën Zgjedhore Kushtetuese dhe jo menaxherë votash apo partie, pra de facto një Listë Përfaqësuesish të Popullit për një “Asamble Kushtetuese” sps kjo do të ishte avantazh jetik pët të siguruar besimin dhe votën e publikut.

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” gjykon se e vetmja rrugë për të kthyer shpresën duke mobilizuar dhe garantuar çdo votë është pra vetëm një Ofertë e Re e përbashkët Elektorale e të gjithë forcave politike aktuale dhe të reja (përfshi edhe Koalicionin Qytetar “PËR SHQIPËRINË”) e mbështetur nga të gjithë faktorët publik dhe kritik ndaj pushtetit, e cila do t’i propozonte bashkarisht dhe me një zë elektoratit shqiptar:

1. Një Qeveri Teknike me afat 6 mujor që do të kishte për detyrë:
a. të organizojë Zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale sipas një Sistemi të Ri Zgjedhor;
b. të ZHDUKË EFEKTIN FRIKËSUES dhe manipulues të QEVERISË NË ZGJEDHJE;
c. Të pezullojë çdo veprim qeveritar me efekt partizan elektoral dhe të ndalojë çdo tender, çdo investim, çdo PPP dhe çdo veprim përveç funksionimit bazë të shtetit dhe shoqërisë. Të drejtën për të vepruar do t’a ketë vetëm një Qeveri e dalë nga Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme pas Zgjedhjeve të dyta brenda 6 muajsh.
d. Të ndalojë me ligj veprimtarinë e FONDACIONIT SOROS dhe të përjashtojë çdo angazhim zgjedhor të “shoqërisë civile” që financohet nga Rrjeti Soros si një strukturë okulte e cila e ka kthyer Shqipërinë në një Çiflig të Soros dhe shqiptarët në bujkrobër të Oligarkisë Sorosiane në pushtet.

2. Ndryshim të Sistemit Zgjedhor ku të merret parasysh Propozimi:
a. Kthim në një sistem elektoral parlamentar Mazhoritar të korrektuar proporcionalisht 100 me 40 duke lejuar balotazhin por duke numëruar votën e kandidatit si votë për partinë vetëm në votimin e parë; (një fletë e vetme votimi) Balotazhi mazhoritar do të përjashtonte skemën e kandidatëve diversant që synojnë vetëm dëmtimin e kandidatëve.
b. Votim me balotazh për Kryetarët e Bashkive dhe lista të hapura për këshilltarët bashkiakë që i bashkëngjiten me sitem numerik çdo kandidati për kryetar bashkie. (një fletë e vetme votimi)
c. Ndëshkim real me themel të krimit zgjedhor duke përfshirë edhe heqjen e të drejtës për t’u punësuar, përfaqësuar apo përfituar nga administrata publike për 20 vjet;
d. Votimin dhe Numërimin Elektronik duke nxjerrë rezultatin e Zgjedhjeve në nivel kombëtar në orën 19:00 në të gjithë Shqipërinë.
e. Votimin me postë të Diasporës duke përfshirë edhe emigracionin e paligjshëm (zarfi i deklaratës së firmosur të votuesit dhe brenda zarfit vota e mbyllur në zarfin e dytë). Regjistrimi i votuesit në diasporë i sigluar nga personi më i afërt i familjes që ka në atdhe i zgjedhur nga vetë votuesi në diasporë. Kjo do të përjashtonte Ambasadat dhe Konsullatat e Shqipërisë në Diasporë të cilat janë kthyer aktualisht në degë të Partisë Socialiste
f. Kontrollin e votës me të drejta të barabarta për çdo subjekt zgjedhor dhe rinumërimin e çdo kutie votimi për çdo kontestim në afate optimale.
g. Fushata elektorale me hapësira të barabarta për çdo subjekt
h. Ndëshkim të menjëhershëm ligjor për çdo subjekt për çdo shkelje të Kodit të Ri Zgjedhor.

3. Modifikimin e ri të Kushtetutës duke iu përgjigjur këtij ndryshimi të modelit zgjedhor duke organizuar për këtë qëllim një Referendum.

4. Të përgatisë dhe miratojë një Reformë të Re Territoriale që do të korigjojë ndarjen administrative dhe përqëndrimin në duart e Qeverisë të kompetencave lokale.

KJO OFERTË ËSHTË E NEGOCIUESHME VETËM ME KUSHTIN E PRANIMIT TË ofertës së ribërjes së Zgjedhjeve brenda 6 muajsh me një Sistem të Ri Zgjedhor nëpërmjet NJË QEVERIE TEKNIKE 6 MUJORE e dalë nga Zgjedhjet e tanishme.

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë politike e cila nuk bie dakort me këtë kusht pasi:
– Nga një anë është e pamundur të rrëzohet Oligarkia në pushtet pa siguruar besimin e elektoratit shqiptar që forcat opozitare synojnë ti sigurojnë popullit shqiptar Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe këtë mundësi mund t’ja japi veç një Qeveri Teknike e dalë nga Zgjedhjet e tanishme të parakohshme që do t’i jepnin fund tranzicionit!
– Nga anë tjetër Shqipëria s’mund të jetë përgjithmonë peng i “TEORISË TË SË KEQES MË TË VOGËL” e cila ka rezultuar gjthm “NJË E KEQE MË E MADHE SE AJO QË ISHTE”! Dhe rezultati është shpopullimi i Shqipërisë me shpejtësi ferri dhe rrënimi pa kthim i Kombit!

Fotografia e Për Shqipërinë

Fotografia e Për ShqipërinëFotografia e Për Shqipërinë

Fotografia e Për Shqipërinë

Fotografia e Për Shqipërinë

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here