Kryemadhi takim për protestën e 16 Marsit: Shqiptarët janë të lodhur dhe të neveritur nga kjo qeveri kërcënuese…

0
95

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me strukturat drejtuese të LSI-së Tiranë. Kryemadhi foli në këtë takim për protestën e 16 Marsit, për të cilën tha se shqiptarët do të dalin në këtë protestë për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kundër një qeverie që i grabit qytetarët e saj.

Ajo theksoi se qytetarët shqiptarë janë të lodhur dhe të neveritur nga kjo qeveri kërcënuese dhe shantazuese.

“Protesta e ditës së shtunë do të jetë protestë ku do të dalin të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh. Përse do të dalin? Do të dalin sepse si të jetosh në shtëpi, si të mos jetosh në shtëpi, si ta kesh shtëpinë e palegalizuar dhe ty qeveria e Edi Ramës sot do të vijë ta prishë dhe do të paguash dhe 5 milion lekë për shtëpinë e palegalizuar, ndërkohë ti paguan 8 mijë lekë në muaj vetëm taksë uji, pa e hapur asnjëherë çezmën e ujit”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se protesta e 16 marsit do të jetë një nga protestat më të mëdha që nga koha e rënies së bustit të diktatorit.

“Ftojini qytetarët që të jenë në protestë, sepse do të jetë një protestë shumë e bukur dhe do të jetë një protestë model dhe simbol i të gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Do të jetë një nga protestat më të bukura, por do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit mbas rrëzimit të bustit”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në takimin me strukturat drejtuese të LSI-së së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here