Kryemadhi: 16 Marsi, dita vendimtare për ti treguar që shqiptarët janë shumë përballë së keqes

0
86

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se protesta e nesërme do të jetë një nga protestat më të mëdha në Shqipëri.

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI-së Kamëz, Kryemadhi tha se 16 marsi është një ditë vendimtare. “Sepse nesër është dita vendimtare, është dita vendimtare për ti treguar të keqes që ne jemi shumë, nuk ka të bëjë fare flamuri politik, atje do të jenë të gjithë, atje do të jenë fëmijët tanë, atje janë prindërit tanë, motrat tona, vëllezërit tanë, atje është çdo shqiptar që nuk pranon dhunimin, kërcënimin, intimidimin dhe marrjen peng nga një njeri i cili kërkon të marri peng të ardhmen e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI. Ajo theksoi se tashmë kryeministri Rama është në ikje. “Edi Rama si i themi ne është në ikje, do iki një orë e më përpara, jo vetëm që është në ikje, por Edi Rama do të iki edhe me një mallkim mbrapa tij”, tha Kryemadhi. Ajo më tej shtoi: “ Sot jemi një ditë para protestës së nesërme, do të jetë një nga protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Do të jetë një nga protestat më të mëdha në Shqipërinë më të rrudhur, në Shqipërinë ku çdo ditë i largohen djemtë dhe vajzat e saj. Vetëm javën e kaluar në vetëm një qytet të Gjermanisë kanë vajtur 850 djem nën moshën 26 vjeç, pa e ditur se ku shkojnë, pa e ditur se çfarë i pret, por vetëm ikin për mos tu kthyer më sepse duan që të ndërtojnë një të ardhme të sigurt. Ne angazhohemi që të gjithë bashkë pa dallim bindjesh politike, që do të marrim përsipër për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për shqiptarët, e dimë që është e vështirë, e dimë që është mision i pamundur por në fund të fundit ky është misioni ynë historik për t’iu ndërtuar shqiptarëve një të ardhme të sigurtë, për t’iu dhënë shpresën që Shqipëria është shtëpia e tyre, për t’iu dhënë shansin dhe mundësinë që Shqipëria është një vend i begatë. Një fjali të fundit kam, për të kuptuar se pse ne aspirojmë dhe pse Shqipëria është një vend Europian. Shqipëria është në mes të Europës, është mu në mesin e zemrës së botës, nuk mund të jenë shqiptarët asgjë tjetër veçse europian, nuk mund të jenë shqiptarët asgjë tjetër veçse anëtarë të BE sepse Shqipëria është e rrethuar nga vende të BE dhe nuk mund të jetë Shqipëria një pikë e zezë në të gjithë BE sepse i do qejfi Edi Ramës, le të iki Edi Rama me brekushet e veta nga ka ardhur, ne do të bëhemi anëtarë të BE dhe nuk do ta bëjë politika por do ta bëjnë shqiptarët me djemtë dhe vajzat e saj me këtë mision i cili është i vështirë por nuk është i pamundur, është i mundur sepse në zemrat tona, ka dëshirë, ka dashuri për vendin të cilën nuk na e merr dot asnjë njeri”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here