Standard.al

Ish-deputetja e PD-së: Diaspora mbështet opozitën në protestën…

0

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se në protestën e së shtunës do të jetë e pranishme edhe diaspora shqiptare. Në studion e ”ABC News”, Tabaku hodhi poshtë tezat e përhapura nga përfaqësuesit e mazhorancës, se do të ketë dhunë në protestë.

”Më 16 mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria e tij”.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën. ”Lajm politik më të fortë se djegia mandateve nuk ka dhe nuk besoj se do sjellim diçka që kemi sjellë në shkuarën. Pas 16 shkurtit u dogjën mandate dhe nuk ka asgjë për ta kthyer pas”. Për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale, Tabaku tha se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e PD për këtë çështje

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.