Standard.al

Ish-deputeti ja plas me batuta: Po iku Edi çfarë ndodh? Do ta qajmë si Kim Yong!!!

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, është shprehur se kryeministri Edi Rama është i izoluar ndërkombëtarisht dhe prej kohësh nuk e pret askush në kancelaritë perëndimore.

Madje ai lëshoi edhe një batutë teksa tha se kreun e qeverisë nuk e pret në takim as Spartak Ngjela.

Këtu nuk ka krizë Shqipëria, ka krizë vetëm një person. Po iku Edi çfarë ndodh? Do ta qajmë si Kim Yong u?!

Se kështu ka përfunduar. As Ngjela nuk i jep takim. Nuk ka shkuar në asnjë kancelari perëndimore. Ka 1 vit që sillet vërdallë vetëm këtu. I izoluar ndërkombëtarisht. Kombëtarisht po e po! Nuk ka njeri që del e mbron fytyrën e Edi Ramës. Nuk ka zgjedhje më me Edi Ramën. Nuk besoj unë që ka mbetur Shqipëria dhe nuk ka njerëz që nuk mund ta përfaqësojnë. Çlirimi i qeverisjes nga Rama i hap rrugë drejtësisë”, është shprehur Salianji.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.