Funksionarët e opozitës në shesh pa mandate! Nesër protesta: Kryeministria rrrethohet me rrjeta teli

0
105

Si në protestën e 16 shkurtit edhe më 16 mars, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja  e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtues dhe funksionarë të tjerë të PD-së do të jenë në shesh vetëm në rolin e dëgjuesve ndërsa fjalën do ta kenë qytetarët.

Opozita rikthehet të shtunën në orën 11:00 para kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pas një muaj protestash para kuvendit dhe në qytete mbështetësit e opozitës do të përpiqen të tregojnë forcën se shumica janë ata.

Si në protestën e 16 shkurtit edhe më 16 mars, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja  e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtues dhe funksionarë të tjerë të PD-së do të jenë në shesh vetëm në rolin e dëgjuesve ndërsa fjalën do ta kenë qytetarët. Kjo është hera e parë kur funksionarët e opozitës do të jenë në shesh pa mandate duke mos iu siguruar atyre asnjë mbrojtje ligjore.
Detajet si do të zhvillohet protesta mbahen diskret ndërsa i vetmi fakt është tentativa e qytetarëve për të rrethuar kryeministrinë për herë të dytë.

Ndërkohë policia dhe prokuroria janë në gadishmëri. Rreth 1300 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës ku pjesa më e madhe do të vendosen para kryeministrisë. Një pjesë tjetër  në anën e Piramidës ndërsa do të bllokohet çdo lëvizje në rrugën “Ismail Qemali”. Policia ka montuar dhe kamerat e sigurisë për të filmuar aktivitetin e protestuesve dhe pamjet do të përdoren si prova nëse do të ketë dhunë.

Shtyllat janë lyer me graso  për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë.

Gjatë dy ditëve të fundit është punuar për të forcuar skelën para hyrjes së kryeministrisë ndërsa rrjeta teli janë vendosur përqark godinës së  kryeministrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here