Standard.al

Erëra të forta dhe reshje, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim…

0

Pas ditësh të tëra me diell dhe temperatura pranverore, fillimi i kësaj jave duket se do të jetë krejt ndryshe.

Sipas të dhënave që jep Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, dita e sotme pritet të shqërohet me rreshje intensive, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Qarqet Shkodër dhe Kukës pritet të kenë nivelin më të lartë të reshjeve, ku nuk përjashtohen as rrebeshet, ndërsa në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta ose mesatare.

Reshjet sot pasdite (e hënë dt.11) dhe nesër (e martë dt.12) në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive (kryesisht në terrenet kodrinore-malore). Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta ose mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre.

Në veri-lindje të vendit priten reshje dëbore në lartësinë mbi 300 m, ndërsa në jug-lindje të vendit në lartësinë mbi 700 m.

Sa i përket ditës së nesërme, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë këto nivele: në bregdet: 6 / 12 °C në vendet e ulëta: 5 / 11 °C në vendet malore: -2 / 6 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, në Veri në zona të kufizuara (për momente të shkurtra) mund t’i kalojë 90 km/orë.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.