Denoncim i fortë/ Punonjësit e Bashkisë imponohen që të bëjë ‘like’ dhe ‘share’ satuseve të zyrtarëve të lartë të PS-së….

0
95

Një denoncim jo i zakonshëm është bërë publik gjatë mbrëmjes së sotme nga ish-kryeministri, Sali Berisha të cilit i ka mbërritur nga një punonjës i Bashkisë së Tiranës ku shprehet se stafi i Bashkisë imponohet që të bëjë ‘like’ dhe ‘shere’ satuseve të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në rrjetet sociale.

Sipas qytetarit, është ngritur edhe një portal që kontrollon dhe monitoron punonjësit nëse i ndjekin ose jo porositë e dhëna.

Sipas tij, serverat janë ngritur nga kompania e Ilir Beqes dhe janë montuar brenda godinës së Bashkisë Tiranë.

Statusi i plotë:

Lexoni per detyren qe u ngarkon Lal Plehu punonjesve te Bashkise!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Z. Sali Berisha , Jam nje i ri qe punoj ne Bashkine Tirane . Po na imponojne qe te bejm like dhe share fasades te gjith partise socialiste , kan ngritur dhe portal dhe aty na monitorojne bejm like share apo jo , jan ngritur gjith kordinatoret digjital ne te gjith shqiperine jan te gjith nenpunes shteti.. Serverat jane ngritur nga kompania e Ilir Beqes dhe jane brenda ne bashkine tirane . Rrespekt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here