Aksidenti në Shkodër, identifikohet viktima…

0
114

Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm.

Nga përplasja mësohet se ka vdekur 26-vjeçari Nikola Sokolja ndërsa ka mbetur i plagosur Lekë Malota 59 vjeç.

Burimet policore thonë se 2 mjetet janë përplasur në hyrje të Koplikut, aksident i cili rezultoi fatal për të riun 26-vjeçar Nikola Sokolja, ndërsa është plagosur dhe shtetasi Lekë Malota 59-vjeç.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip ‘Benz’ është përplasur me mjetin ‘Volkswagen’ për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip’Benz’ si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here