Standard.al

20 Fakte që Nuk do të Jeni në Gjendje t’i Harroni…

0

Mendoni për mendimet që keni para se të bini në gjumë, sidomos kur keni nevojë të bini në gjumë shumë shpejt.

Në momente të tilla, truri juaj fillon të mendojë për gjëra të ndryshme që nuk i mendoni asnjëherë gjatë një dite të zakonshme, si përshembull sa peshon një re?

A mund të ndiejë një person aroma gjatë kohës që është në gjumë? Sa energji prodhon një trup njerëzor? Për fat tuaj të mirë, këtu keni përgjigjet për të gjitha këto pyetje!

1. Ju mund të njihni gradët e një këndi vetëm duke përdorur dorën tuaj. Hapini gishtat sa më shumë që të jetë e mundur dhe vendoseni pëllëmbën e dorës në sipërfaqen e këndit, të cilit dëshironi të matni.

Gishti i vogël duhet të shtrihet në pjesën e poshtme dhe përfaqëson 0 °. Këndi midis gishtit të madh dhe gishtit të vogël do të jetë 90 °, këndet midis gishtit të vogël dhe gishtave të tjerë janë respektivisht 30 °, 45 ° dhe 60 °.

2. Në jetën tuaj, ju takoni rreth 16 persona vrasës dhe as nuk e dini.

3. Çdo herë që përzieni një pako me letra, ju jeni personi i parë në histori që i keni renditur letrat në këtë mënyrë specifike.

4. Ju mund të gjeni numrin e ditëve të secilit muaj duke përdorur gishtërinjtë tuaj. Bëjeni dorën grusht dhe filloni numërimin e muajve nga nyjet e grushtit. Çdo ngritje dhe boshllëk është një muaj i veçantë.

Filloni të llogarisni në njërën anë, pastaj, pas mbërritjes në fund, filloni përsëri me nyjet e gishtit tregues.

Nëse muaji është në pjesën e ngritur të grushtit, ka 31 ditë, nëse është në hendek, muaji përmban 30 ditë ose më pak.

5. Një pica 43 cm është më e madhe se dy pica 30 cm.

6. Pështyma e njeriut përmban një qetësues natyral që quhet opiorphin, i cili është gjashtë herë më efektiv se morfina. Përveç kësaj, opiorphin mund të ketë një efekt të dyfishtë, anti-panik dhe anti-depresiv.

7. Ka ngjyra të “ndaluara” që truri ynë nuk mund t’i imagjinojë. Ato përbëhen nga hije që kompensojnë njëra-tjetrën në sytë e njeriut, për shembull, e kuqe në jeshile ose të verdhë në blu.

Nëse dikush ju kërkon të imagjinoni ngjyrën e verdhë në blu, do të mendoni për të gjelbër ndërsa në të vërtetë, ekziston një ngjyrë që ekziston në të njëjtën kohë edhe e verdhë dhe blu, por nuk mund ta imagjinojmë.

8.  Atomet e oksigjenit që janë tani në mushkëritë tona, karboni në muskujt tanë, kalciumi në eshtrat tona dhe hekuri në gjakun tonë kanë lindur brenda yjeve dhe janë shpërndarë rreth universit kur kanë shpërthyer.

Kjo do të thotë që të gjithë ne jemi pjesë e huaj dhe të përbërë nga pluhuri i yjeve.

9. Kur të jeni 60 vjeç, do të humbni gjysmën e receptorëve tuaj të shijeve dhe aftësinë për të bërë dallimin mes produkteve të ëmbla, të kripura, të tharta dhe të hidhëta.

© In Bruges/Focus Features

10. Ju nuk mund të ndjeni asnjë lloj aromë ndërkohë që jeni duke fjetur.

11. Gjatë shtatzënisë, nëse një grua dëmton organet e saj të brendshme, foshnja dërgon qelizat e saj burimore në vendin e dëmtuar për të përshpejtuar procesin e shërimit.

12. Çdo ditë, zemra jonë prodhon energji të mjaftueshme për një udhëtim me kamion prej 30 kilometrash dhe truri prodhon energji të mjaftueshme për të ndezur një llambë 10 vat.

© JonnyBoiiii/reddit © imagedb_seller/depositphotos

13. Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se semaforët në rrugë janë në të vërtetë shumë më të mëdha se sa duken dhe vijat në rrugë janë shumë më të trasha se sa duken.

Ka një shpjegim për këtë fenomen të quajtur perceptimi i madhësisë.

14. Çdo vit, 98% e juaja bëhet një person i ri. Kjo për shkak të atomeve të reja që ju merrni në një vit.

15. Oksigjeni është i nevojshëm për njerëzit që të jetojnë, por gjithashtu oksidizon qelizat, që është ajo që çon në plakje.

16. Personi që qëndron më afër jush në të majtë është më i largëti nga ju në të djathtë.

17. Mosha juaj është thjesht numri i rrotullimeve që keni bërë rreth Diellit.

© olgaaltunina/depositphotos © ongap_/depositphotos

18. Një re mesatare peshon rreth 500 ton (sa 100 elefantë) dhe një re stuhie peshon po aq si 200 000 elefantë.

Shkencëtarët ishin në gjendje të “peshonin” një re duke ditur madhësinë e saj dhe sasinë e përafërt të ujit në të.

19. Në vitin 1991, sociologu Scott Feld numëroi numrin mesatar të miqve që një person ka dhe e krahasoi me numrin e miqve të miqve të atij personi. Numri i dytë ishte gjithnjë më i madh se ai i pari, që do të thotë që miqtë tuaj gjithmonë kanë më shumë miq se sa ti.

Ja se nga vika paradoksi i miqësisë.

20. Njerëzit që kanë lindur në vitet 1990 kanë jetuar në dy mijëvjeçarë, dy shekuj e tre dekada dhe ende nuk kanë mbushur 30 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.