Standard.al

Vritet para derës së shtëpisë bosi i familjes Gambino!

0

Mediat amerikane raportojnë se 53-vjeçari u vra para derës së shtëpisë në lagjen luksoze Todt Hill rreth orës 9:20 të mbrëmjes, ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin brenda në banesë. Vrasësi mësohet se është larguar me një kamionçinë blu.

Bosi i familjes kriminale Gambino, Francesco Cali, i njohur me nfokën “Franky Boy”, është ekzekutuar mbrëmjen e të mërkurës pranë shtëpisë së tij në Staten Island, New York, në një vrasje që kujton kohët e errëta të luftës së mafias në qytet.

Cali është i pari bos i mafias që vritet në New York prej vitit 1985, kur John Gotti urdhëroi ekzekutimin e bosit të atëhershëm të familjes Gambino, Paul Castellano. I lindur në Siçili, Cali u bë bosi i familjes Gambino në vitin 2015 dhe konsiderohej si një “Padrino” i shkollës së vjetër, pasi shihej rrallë në publik dhe nuk binte shumë në sy. Ai futi “gjak të ri” nga Italia në familje dhe u përqendrua në tregun e heroinës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.