Standard.al

Trondit televizioni gjerman: Bandat e drogës lidhje me politikën! ‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’

0

Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë.

Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.

‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.

Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.

Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.

Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh.

Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.

Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.

‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.

Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.