Standard.al

‘Tirana e Veliajt ditë pushimi!’ Kryeqyteti i ‘Ditës së Verës’, Elbasani…

0

Në rrethinat e Elbasanit, konkretisht në Çermenikë sipas gojëdhënave u ndërtua një faltore me emrin “Zana e Çermenikës” ose e njohur ndryshe në mitologjinë greke Diana, perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës. Ishte koha kur nuk ishin krijuar ndasitë fetare dhe shqiptarë, grekë e romakë kremtonin së bashku duke iu falur perendive, luleve, natyrës.

Shqipëtarët mbahen si popull që jetojnë e gëzojnë në harmoni me njëri – tjetrin. Kjo gjë dëshmohet që në lashtësi, në kohët kur shqipëtarët ishin paganë. Një nga traditat pagane është edhe “Dita e Verës”, e cila kremtohet me 14 mars. Kjo datë simbolizon për ne rigjenerimin e natyrës, ardhjen e pranveres, ardhjen e kësaj stine e cila sjell përtëritjen e natyrës, por jo vetëm, sjell edhe përtëritjen shpirtërore.

 

Zanafilla ishte në qytetin e Elbasanit dhe ky qytet mund të themi me plot gojën se e ka ruajtur traditën dhe e feston bindshëm këtë festë, ndryshe nga krahinat e tjera. Por cilat janë ato detaje që simbolizojnë këtë festë?

1.Ballokumet, simboli i embëlsisë, sinonimi i Ditës së verës, një nga gatimet tipike të krahinës së Elbasanit. Bëhet vetëm me 14 mars dhe përbëhet nga katër elementë: miell(misri dhe gruri), gjalpë, vezë(mundësisht fshati) dhe sheqer. Aq e thjeshtë në dukje por me një mund të madh për amvisat pasi procedura e gatimit do kohë që të realizohen ballokumet e duhura.

2.Njerëzit në natën e 13 marsit vendosin në duar verore. Verorja përbëhet nga fije të bardha e fije të kuqe. Ngjyra e bardhë simbolizon dritën, paqen, pastërtinë, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon gjakun, ngrohtësinë, dashurinë. Sipas traditës veroret hiqen dhe vendosen në degën e një peme me ardhjen e dallëndyshes së parë, duke shprehur një dëshirë.

Veroret, një element i Ditës së Verës.

3.Thuhet se në datën 14 mars, pa lindur akoma dielli, duhet të hapim dyert e shtëpisë, në mënyrë që të deportojnë rrezet e para të diellit pranveror që largojnë të keqen dhe mirëpresin të mirën, begatinë. Të moshuarit, sidomos në qytetin e Elbasanit, ende i aplikojnë këto zakone.

Një element tradicional si hapja e dyerve në mëngjesin e 14 marsit që rrezet e diellit të deportojnë në shtëpi.

4.Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjve (që do të thotë se ai që ka vezën me të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet).

Elemente të ditës së verës, si vezët e pikturuara dhe një lule jeshile në derë.

5.Ndezja e zjarrit që simbolizon largimin e së keqes dhe pjellorinë e tokës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.