“Shuplaka”! Departamenti i Shtetit: Në zgjedhjet e 2017-ës pati blerje votash

0
133

Për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017 politika shqiptare është futur në një krizë të thellë. Opozita e braktisi parlamentin pas publikimit të përgjimeve të përfaqësuesve më të lartë të qeverisë me persona si pjesë e grupeve kriminale (Dako – Avdylaj, dosja 339) ku flitej për blerje votash. Djegien e mandateve e kanë kritikuar BE dhe SHBA, por nga Uashingtoni doli këtë të mërkurë një dokument që pranon fenomenin e blerjes së votave në zgjedhjet e fundit.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Pika më interesante e këtij raporti është ajo që ka të bëjë me zgjedhjet dhe respektimin e “të drejtës së votës”. Raporti i Departamentit të Shtetit citon në pjesën më të madhe OSBE për atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor 2017, por bën edhe vlerësime të saj.

“Zgjedhjet e fundit për kuvendin kombëtar u mbajtën në qershor 2017. Vëzhguesit e OSBE-së për procesin zgjedhor raportuan: “Garuesit patën të mundur të bënin fushatë lirshëm dhe liritë thebësore u respektuan”.

OSBE vë në dukje më tej: “Vazhdoi politizimi i organeve dhe institucioneve që merreshin me zgjedhjet dhe gjithashtu pati akuza të shumta për blerje të votave dhe presione mbi votuesit lëkundën besimin e publikut te procesi zgjedhor”.

Sa i takon votimit në vetvete, misioni i OSBE-së raportoi për “një ditë të zakonshme zgjedhjesh”, por më pas zbuloi se “procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht në një numër qendrash votimi të vëzhguara”, thuhet në raportin e DASH, citon lapsi.al.

Raporti ndalet edhe te respektimi i të drejtave të minoriteteve, por edhe këtu Departamenti Amerikan i Shtetit bën një tjetër kritikë të fortë kur nënvizon se “disa pakica mbetën të prekshme në blerjen e votave”.

Më pas në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit flitet për të drejtat e grave dhe respektimin e barazisë gjinore në këto zgjedhje. Aty thuhet se partitë e mëdha megjithëse vendosën gra në listat e tyre nuk u respektua ligji për të futur 30% të tyre në Kuvend.

Qeveria amerikane citon se në vendin tonë “mosndëshkimi mbetet problem”. Aty citohet se “ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent”. Sipas raportit të DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.

“Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem” – thuhet në raportin e DASH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here