Standard.al

Kryemadhi: Edi Rama, mëkëmbësi i krimit! “Mbylle gojën se të kam blerë votën”

0

Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, Ligji i Teatrit, Ligji I pronave, Ligji i Dividentit që vjedh miliona euro nga shqiptarët dhe pasuron oligarkët, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e partisë që drejton në kuadër të protestës së 16 marsit, ka komentuar edhe djegien e mandateve. Kryemadhi u shpreh se ndihet mjaft krenare për të gjitha ata që hoqën dorë nga Kuvendi dhe se pavarësisht veprimit ekstrem, kanë bërë gjënë e duhur.

“Që i thonë jo kapjes, jo pengmarrjes, riktheu edhe njëher LSI-në e pakapur dhe principet që ne duhet të bënim kartarsis tonë.  Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem.

Më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot.

Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë.

Do të dalim si të jetosh në shtëpi, si të kesh shtëpinë e  palegalizuar do paguash vetëm taksë ujë pa e hapur asnjëherë ujë. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri. 16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve.”-tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.