Standard.al

Grupi i Këshilltarëve të LSI-së ‘sulmon’ Veliajn! Thirrje për qytetarët, 16 Marsi të vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore

0

Deklarate per shtyp e Grupit te Keshilltareve te LSI-se ne Keshillin Bashkiak Tirane!

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke uruar sot të gjithë qytetarët për ditën e Verës për më shumë mbarësi, paqe dhe mirësi në jetën e tyre, shpreh reagimin e tij për shtyrjen e pakuptimtë dhe pa asnjë motiv real meteorologjik, të festimeve të kësaj dite nga ana e Kryetarit Erion Veliaj. Por përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush.
Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmimtarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.
Historia e afërt dhe e largët e këtij qyteti, ka treguar se asnjë manovër politike, nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit të Tiranës për ta vendosur kryeqytetin tonë në themel të cdo lëvizje për ndryshim dhe prosperioritet në momentet e zhvillimeve më historike të kombit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.