Dalin detaje të reja/ Zbulohet lidhja e 38-vjeçarit që u vetëvar në burg, me studenten e mjekësisë!

0
107

38-vjeçari mbërriti në gjendje kome në spitalin e Beratit dhe për këtë arsye u dërgua me urgjencë drejt Tiranës.

Dalin detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Berat, ku një i dën.uar tentoi t’i japë fund jetës. 38-vjeçari Bujar Murati nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit u gjet i varur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Lidhur me ngjarjen ende nuk ka informacion zyrtar nga Drejtoria e IEPV-së në Berat. Ndërkohë në rrugë jo zyrtare është mësuar se Bujar Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri rreth një vit më parë në Tiranë pranë fakultetit të Mjekësisë.

Ndërkaq, nuk dihet ende çfarë e shtyu 38-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën. Lidhur me rastin në fjalë pati një reagim edhe nga dega e Partisë Demokratike në Berat. Ka qënë kryetari i kësaj dege, Gazment Azizi, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk është hera e parë që në këtë institucion ndodhin ngjarje të tilla të rënda.

“Denoncojë heshtjen e IEPV-së në Berat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Bur.gjeve, që më porosi të kryeministrit Rama fshehin çdo ngjarje të rëndë që nxjerr hapur fytyrën e shtetit të kapur nga krimi”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here