Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE-së

0
120

Edi Rama më në fund ka folur për rrezikun rus në konferencën e përbashkët për shtyp me Zoran Zaev.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi, në lidhje me rrezikun rus për të cilin foli shefi i sherbimit sekret Bendo, në sfondin e protestave opozitare, kryeministri nuk i mohoi këto zëra

. Me një gjuhë plot nënkuptime ai tha se “Rusia nuk eshte një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa here kjo axhende cenohet, çdo vend qe nuk eshte tifoz sheh nje oportunitet” nënvizoi kryeministri duke hequr një paralele me situatën aktuale.

Mirë po po të shkohet pas kësaj logjike i bie se hashashin na e kane mbjelle nga Moska, kriminelet në parlament i ka futur Kremlini, tenderat pa gare dhe PPP i kane organizuar oligarket ruse. Shume na paska penguar Rusia ne rrugen drejt BE.

Pra, nëse sot po akuzohet indirekt opozita, djegja e mandateve dhe protestat e dhunshme si pengesa të rrugës drejt BE-së që mbështetet nga Moska, i bie që me të njëjtën logjikë të akuzohet edhe qeveria që ka deshtuar tre herë me radhë të hapë negociatat.

Debati kush punon për Kremlinin mund të zgjasë pa fund, madje të shkojë deri tek shprehja : “Nuk duam Brukselin para qarkut të Fierit”, por këtë propagandë bajate zor se e kapërdin ndonjë shqiptar./lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here