Zbulohet shkaku i largimit të Rock nga ‘Fast&Furious’

0
121

Javë më parë Dwayne ‘The Rock’ Johnson shtangu fansat duke bërë të ditur se nuk do të ishte pjesë e kapitullit të nëntë të sagës “Fast & Furious”.

Tani mësohet edhe shkaku. Vin Diesel do të jetë regjisor i këtij projekti dhe këtë gjë The Rock nuk e ka pranuar. Të dy yjet e ekranit kanë pasur një përplasje në vitin 2016 gjatë xhirimeve të “The Fate of the Furious”, ku në asnjë skenë nuk kanë qenë së bashku.

E gjithë familja nuk do të rikthehet në kapitullin e ri. Pas deklaratës se Dwayne ‘The Rock’ Jonhnson se nuk do të jetë pjesë e kapitullit të ri të sagës dhe dyshimeve të Michelle Rodruguez për të qenë pjesë, edhe Jason Statham nuk do të jetë në këtë projekt.

Por, Statham e Johnson janë ende pjesë e sagës, pasi janë protagonistët kryesorë të “Hobbs & Shaw”, spinoff-i që pritet të publikohet gjatë kësaj vere.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here