Standard.al

Pas babait, edhe mami kritikon Bebe Rexhën

0

Bebe Rexha nuk është kritikuar vetëm nga babai i saj për këngët, por edhe nga mami.

Në një intervistë për AOL, këngëtarja shqiptare me famë botërore zbuloi se nëna e saj, Bukurija, nuk ishte dakord me tekstin e një prej hiteve më të mëdha Bebe, I’m a Mess.

29-vjeçarja tregoi se nëna e saj e ‘urrente’ kur fliste hapur për faktin se shkonte në terapi.

“Mami im e urreu kur e dëgjoi këngën për herë të parë,”-tregoi Bebe. “Më tha: Oh, jo, jo, jo, jo. Njerëzit do të mendojnë se nuk të kam rritur ty mirë. Unë ia ktheva, në rregull mami, jemi në 2019, dhe është normale të ulesh e të bisedosh me dikë që nuk është i njëanshëm dhe nuk di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Njerëzit kanë frikë të kujdesen për veten në këtë mënyrë, sepse nuk duan të gjykohen.”

Bebe Rexha gjithmonë ka folur hapur për problemet që e shqetësojnë dhe kënga e saj I’m a Mess i referohet problemeve psikologjike dhe trajtimeve tek psikologu.

Së fundi Bebe Rexha hasi probleme edhe me babain e saj, i cili e kritikoi ashpër për videoklipin e hitit të saj të fundit ‘Last Hurrah’.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.