Standard.al

Paris SG nuk e lë të qetë Barcelonën. Lioni beson te kualifikimi

0

Mungesa e vetme e rëndësishme për Barcelonën në këtë ndeshje është Dembele.

Eliminimi nga Champions League i Realit të Madridit dhe Paris SG nuk e lenë të qetë Barcelonën. Lionel Messi dhe shokët e tij nuk duan të bëjnë pjesë në suprizat e mëdha të këtij edicioni dhe për këtë arsye fitorja kundër Olimpik Lion është deyrim pas barazimit pa gola në sfidën vajtjes. Këtë e di mirë edhe trajneri i skuadrës katalunjase, Ernesto Valverde, që nuk i beson aspak parashikimeve që shohin të besuarit e tij favoritë absolutë në përballjen e “Camp Nou”.

07431671

“Ende nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Romë një vit më parë. Ndeshjet në Champions kanë treguar se asgjë nuk është e thjeshtë dhe se parashikimet janë të kota. Ky është një kompeticion shumë i vështirë. Por, ndryshe nga ndeshja e parë, duhet të konkretizojmë të gjitha rastet për shënim”, është shprehur Valverde.

 

 

 R5i7005 Ok

Mungesa e vetme e rëndësishme për Barcelonën në këtë ndeshje është Dembele. Vendin e tij do ta marrë Kutinjo, që bashkë me Messi dhe Suarez do të formojnë “tridhëmbëshin” e sulmit katalunjas.

1552413623408

Pas ligjit të pashkruar se në futboll mund të ndodhë gjithçka kapet fort edhe trajneri Lionit, Bruno Genesio. Tekniku është i vetëdijshëm për forcën e rivalëve, por vazhdon të besojë te kualifikimi.

10895660 0 Image A 13 1552416811196

“Mund të ndodhë gjithçka. Është momenti suprizave të mëdha në futboll. E pamë se çfarë ndodhi me Mançester Junajtid dhe Ajaksin. Shpresojmë që edhe ne të përsërisim të njëjtën gjë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte, por mbi të gjithë duhet të kemi edhe shumë fat”, ka thënë trajneri Lionit, që ndryshe nga ndeshja e parë do të ketë shërbimet e Nabil Fekir, i kthyer pas pezullimit. Mungesa e rëndësishme e francezëve është ajo e Marcelo në qendër të mbrojtjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.