Standard.al

Merr kërcënime për vdekje, modelja që nuk i heq kurrë vetullat nuk dorëzohet

0

Një modele që është bërë e famshme për faktin se nuk i heq vetullat, ka pranuar se merr shumë kërcënime me vdekje online për pamjen e saj.

Sophia Hadjipanteli, e lindur në Qipro, 22 vjeç, e cila emigroi në Londër dhe më pas në SHBA, tha se ajo është bombarduar me kërcënime online për tiparet e saj të çuditshme.

Duke folur dje në emisionin Good Morning Britain, vajza me një vetull, e diplomuar për marketing në Universitetin e Merilendit, pranoi se nuk përpiqet të lexojë komentet negative – dhe merr ngushëllim në faktin që i dashuri i saj e do.

“Kam shumë kërcënime me vdekje”, u tha ajo prezantuesve Susanna Reid dhe Piers Morgan.

Sophia, e cila ka pozuar për Vogue Italia dhe SAVAGE X FENTY të Rihanna-s, vazhdoi: “Unë mundohem të mos lexoj shumë prej tyre. Është paksa e turpshme që do të lexosh komentet e bukura për t’i harruar ato të këqijat, por ia vlen të mendoj”.

Megjithatë ajo mbështetet edhe në faktin që i dashuri e pëlqen ashtu siç është:

“Ai kishte gjithashtu një vetull kur ishte i vogël. Unë i lyej vetullat e mia, natyrisht kam vetulla të errta, por jo kaq, kështu që sa herë që i lyej ato, ai gjithmonë interesohet shumë për atë që po bëj”

Bjondja natyrale pranoi se pamja mbresëlënëse e vetullave të saj erdhi gabimisht pasi ngjyra e bojës i doli shumë e errët në vitin 2014. Dhe në vend që t’i korrigjonte ato, ajo i la siç ishin.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.