Maliqi merr fjalën në kuvend, Ruçi i fik mikrofonin

0
142

Lefter Maliqi mbajti fjalën në seancën e sotme plenare, në ditën kur u betua si deputet. Pas betimit, ai mori fjalën për procedurë. Ndonëse theu rregulloren e parashikuar për një fjalim prej tre minutash, Maliqi iu drejtua demokratëve, duke u bërë thirrje që të ndryshojnë lidership.

”I drejtohem të gjithë demokratëve që ëndërrojnë Bashën kryeministër, këtë post e merr vetëm me mund. Demokratët mos të gënjehen. Tre muaj në çadrën e republikës së re, na gënjeu na mashtroi. Mandatin e kam të dhuruar edhe nga zoti Basha. Demokratët të mos gënjehen më, të ndryshojnë lidershipin. Ky është kthimi i dinjitetit dhe atë që ma kishte borxh PD edhe në zgjedhjet lokale”, u shpreh Maliqi, të cilit iu fik mikrofoni pas tre paralajmërime nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Sot për ju është seanca e parë por të respektoni kohën. Për procedurë koha është vetëm tre minuta”, tha Ruçi.

Pjesë nga fjalimi

“Dua të them se është bërë lajm kur duartrokasin deputetët e Partisë Socialiste. Dua të jap edhe një reagim. Brenda dy muajve rreshti këtej nga opozita do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. Demokratët mos të gënjehen më. Gënjeshtar e këtij lidershipi me mandat të dhuruar. I jam mirënjohës atyre që më kanë mbështetur dhe Zotit që vendosa të plotësoj mandatin e dekriminalizimit. Unë zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Rasti im është krej ndryshe. I them të gjithë demokratëve mos të gënjehen më. Revolta popullore do të thotë të ngrihet populli. Kriza qëndron te lidershipi. Nën këtë lidership PD pësoi disfatën më të madhe. Mandati im ka të bëj drejtpërdrejtë me kthimin e dinjitetit dhe me atë që PD më kishte borxh. Jemi më të mirë se pjesa më e madhe e atyre që ishin këtu”, u shpreh Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here