Kriza politike/ Edhe Socialistët të pakënaqur. Ja kush janë socialistët kundër Edi Ramës….

0
96

Qeverisja e Edi Ramës, që po arrin 6-vjeçarin, ka lënë të pakënaqur jo vetëm opozitën, qytetarët por edhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe të majtës në Shqipëri.

Siç kemi raportuar edhe më herët, emra të njohur të PS, një pjesë e mirë të cilëve kanë qenë edhe ministra në kabinetet socialiste, kanë akuzuar kreun e qeverisë për mënyrën e qeverisjes dhe mënyrën si drejton partinë, që shumëkush nuk e quan më PS, por Rilindje.

Ja disa nga mesazhet:

Arta Dade: “Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeministrit.Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit nga Rama, nuk kanë asnjë lidhje me PS”.

Paskal Milo: “Parlamenti shqiptar sot de jure është legjitim, por de facto është i përçudnuar. Ata deputetë që kanë pranuar të shkojnë atje në emër të legjitimitetit, në brendësi të ndërgjegjes së tyre ndihen jo komod përballë një opinioni që gjithmonë e më shumë po krijohet bindja se sa më shpejt të gjendet zgjidhja, aq më mirë është për Shqipërinë. Një Parlament i tillë me një përbërje të tillë duhet të zhbëhet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një sistem tjetër dhe me një ligj tjetër, nëse mendojmë për Shqipërinë”.

Mimi Kodheli: “Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë”.

Arben Malaj: “Duhet eliminuar mundësia e një konflikti civil siç ndodhi në ’97-n. Vendi ka shumë mënyra demokratike për të ndryshuar situatën. Ndryshimet e mëdha i bëjnë ata që vijnë, dhe po marr rastin e Tsipras në Greqi, kur fitoi vetëm 5% të votave në garën për bashkinë, por ai vendosi të krijojë një parti dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Të majtët, është kthyer në traditë se, pasi vijnë në pushtet shkëputen nga programet sociale, dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh edhe në vendet evropiane. Dhe këto modele qeverisëse ndikojnë negativisht në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve diçka që shkakton pakënaqës”.

Mimoza Hafizi: “Politika nuk më bën të vuaj dhe ndihem mirë. Deri në vitin 2013, kisha besim ndaj PS, por fryma e socialistëve është e pa përfaqësuar në qeverisje. Partinë Socialiste e ndaj nga Rilindja. Nuk është parti demokratike qysh kur refuzoi të bëhej zgjedhja e kryetarit. Unë nuk e besoj se kjo qeverisje mund të vazhdojë sepse e ka humbur moralin”.

Deklaratat e mësipërme, në një kohë kur vendi gëlon nga protestat dhe revolta dhe pakënaqësia popullore rritet dita-ditës, janë një tjetër “grusht” për Ramën. A janë këto mesazhe sinjale të “fundit” politik të kryeministrit Rama? A po i mbytet ‘anija politike” kreut të qeverisë?…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here