Standard.al

Kompania e Facebook reagon, “qetëson” përdoruesit e rrjeteve sociale: Po punojmë …

0

Shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende. Kompania e Facebook ka reaguar në një deklaratë duke thënë se po punojnë për të zgjidhur këtë situatë dhe shumë shpejt rrjeti do funksionojë normalisht.

Disa nga opsionet e Facebook kanë ndërprerje të pjesshme, duke prekur përdoruesit globalisht.

Facebook, shërbimi i tij i Messenger, faqja e shpërndarjes së imazhit Instagram dhe aplikacioni i mesazheve WhatsApp janë ndërprerë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme në disa opsione të Facebook. Ne jemi duke punuar për zgjidhjen e çështjes sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa Facebook dukej sikur po funksiononte, përdoruesit raportuan se nuk ishin në gjendje të postojnë asgjë.

Ata në Instagram nuk ishin në gjendje të rifreskonin faqen ose të postonin materiale të reja. Versioni desktop i Facebook Messenger nuk ka probleme, por aplikacioni në celular nuk pranon dërgimin e mesazheve apo imazheve. WhatsApp, aplikacioni tjetër i dërgimit të mesazheve kishte probleme të ngjashme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.