Kërpaçi: Në 16 mars hapet një kapitull i ri. Qeveria “shtypi” rininë,  90 % e tyre duan të ikin nga vendi…

0
68

Ish-deputetja e Lëvizjes Socilliste për Integrim Floida Kërpaçi në një intervistë për gazetën “Standard” është shprehur se protesta e 16 marsit do të jetë një ndër protestat më të mëdha që është bërë ndonjëherë. Ajo nënvizoi se do të jetë një protestë qe do të udhëhiqet nga qytetarët dhe së bashku me ta do të kërkojmë rikthimin e demokracisë. Ndërsa marrjen e mandateve nga kandidatët në listat pasërdhëse, kryetarja e LRI-së e ka cilësuar një vendim personal, që nuk i shërben të ardhmes dhe demokracisë në vend. E pyetur për dosjen 184 dhe 339, ajo deklaroi se pritet që  prokuroria të reagojë duke kryer nje investigim të plotë e të pavarur për të zbardhur përgjegjësit. Kërpaçi tha për “standard” se kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar dhe se pakti për universitetin është një mashtrim dhe një propagandë e rradhës e kryeministrit dhe e qeverisë së tij.

 

 

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

 

1- Cilat janë pritshmëritë për protesten e 16 marsit?

 

16 marsi padiskutim do të jetë një ndër protestat më të mëdha që është bërë ndonjëherë. Nga bisedimet me qytetaret prishmëritë jane qe kjo do të jetë një protestë edhe më e madhe se ajo e 16 shkurtit. Do të jetë me madhe sepse edhe problemet e qyetetarëve janë jashtëzakonisht shumë të mëdhaja, dhe përballë këtyre problemeve kemi një qeveri e cila është neglizhente dhe nuk ka asnjë politikë sociale apo ekonomike që ti mbështesë qytetarët dhe tu japë mundësinë për të jetuar në vendin tone. Sot kemi një situatë ku mbi 90% e të rinjëve duan të largohen nga vendi jo sepse kjo është ëndërra e tyre, por sepse nuk e shohin më të ardhmen e tyre në Shqipëri. Dhe në fakt kjo është një situatë e cila duhet të kishte ngritur këmbanat e alarmit të qeverisë që me protesten e studentëve. Por u tregua që kemi një qeveri që është me propaganden është me gënjeshtren dhe nuk është me njerëzit dhe me qytetarët. Ne si opozitë kemi marrë vendimin të jemi me qytetarët të protestojmë me 16 mars. E cila do të jetë një protestë qe do të udhëhiqet nga qytetarët dhe së bashku me ta do të kërkojmë rikthimin e demokracisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershmë ne vendin tonë.

 

 

2- Si e komentoni marrjen e mandatit te deputetit nga kandidatet e listave pasardhëse?

 

Ne kemi marrë një vendim politik i cili është marrë nga partitë politike, nga organet drejtuese të partive për djegien e mandateve. U morë një akt i tillë për të treguar se ne si opozitë nuk luftojmë  për pushtet por ne luftojmë dhe jemi në këtë mision për të bërë shtet, jemi për të garantuar dhe për të rikthyer demokracinë në vend. Kështu që çdo lloj vendimi tjetër do ta quaja vendim personal, vendim që nuk i shërben të ardhmes dhe demokracisë në vend.

 

 

 

3- Diten e djeshme  pranë shkolles “Petro Nini” pamë një perleshje të policisë me banoreve që po përpiqeshin të mbronin banesat . Cili është komenti juaj?

 

Në fakt dita e djeshme besoj për të gjithë qytetarët ashtu siç e keni ndjekur në rrjetet sociale por edhe në media ka qënë një ditë shumë  e vështirë. Një ditë ku pamë  dhunen e institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve shqiptarë. Në fakt kjo dhunë po ushtrohet çdo ditë nga shteti drejtuar qytetarëve me politikat qe ndikojne drejtperdrejte ne jeten e qytetareve.por shfaqja e djeshme ishte një shfaqje e shëmtuar, kur forca e shtetit përballet me fëmijët a thua sikur fëmijët të jenë kriminelët e vërtetë të vendit tone.. Prandaj dhe protesta e datës 16 mars është një protestë për të hapur një kapitull të ri, ku qyetarët janë ata që drejtojnë shtetin, bëjnë shtetin dhe mbi të gjitha qe shteti është në funksion të tyre. Ka mënyra se si shteti dhe policia e shtetit mund të negociojnë ,duke sherbyer si ndërmjetese për të parandaluar aktet e dhunes dhe jo të jete shteti dhe institucionet e tij nxitësit e dhunes në shoqëri, sepse kështu do të krijojmë modele negative .Unë e kam shprehur edhe me pare që është momenti për të çrrënjosur sistemin e antivlerave qe po mban peng vendin.

 

4- Dy ditë më parë kryetarja e LSI u shpreh se kryeministri Edi Rama i frikësohet dosjeve 184 dhe 339. Çfarë pritet nga këto dosje?

 

Ajo që pritet është që prokuroria të reagojë duke kryer nje investigim te plote e te pavarur për të zbardhur dosjet dhe pergjegjesit. Tashmë përgjime zyrtare të publikuara dhe nga zëri i Amerikës dhe nga media të tjera shumë prestigjoze faktojnë se si drejtues të qeverisë të lidhur me grupe kriminale kane blere vota e manipuluar zgjedhjet e vitit 2017. Ne momentin qe pushteti lind nga keto aktivitete e jo nga vullneti i lire I qytetareve atehere ai pushtet nuk i sherben popullit. Modeli i shtetit qe kane nevoje shqiptaret eshte ai ku politika, institucionet, jane ne funksion të demokracisë, në funksion të qyetarëve dhe në funksion të rrugetimit te vendit drejt integrimit Europian. Një shtet që sot është në harten e vendeve më të korruptuara, vendeve të kanabisit nuk mund të eci shpejt drejt integrimit europian. Nje vend ku nuk ka Gjykate Kushtetuese, nuk ka Gjykate te Larte, nuk eshte nje shtet i se drejtes sipas parimeve demokratike te vendeve perendimore. Keto jane te gjitha pasoja te nje pushteti te dale jo nga vullneti i qytetareve. Ndaj ne e kemi marrë këtë mision, misionin për t’ua kthyer shqiptarëve shtëpinë e tyre, për tu kthyer Shqipërinë shqiptarëve dhe për ta bërë këtë vend më të mire perms forcimit te institucioneve dhe pavaresimit te shtetit nga elementet klientelist apo kriminal. Dhe këtë mision  do ta vazhdojmë me qytetarët sepse për ne te paret jane shqiptaret, Shqiperia e cila duhet te eci e sigurt drejt objektivit madhor te Integrimit Evropian.

 

 

5-Kryeministri Rama ka akuzuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim për blerje votash. Si i gjykoni këto akuza?

 

Kryeministri është mësuar të bëjë propagandë, sic ka thënë që duhet të ketë dhe shëndetësi falas por  në fakt nuk ka shëndetësi falas. Ka premtuar që do të hap dhe 300 000 vende punë po në fakt janë larguar 400 000 shqiptarë.  Ai është mësuar të thotë gënjeshtra prandaj dhe qytetarët protestojne kundër këtij modeli të propagandës dhe të mashtrimit. Mjafton të shikojë raportin e OSBE-Odirit ku tregohet se si 20% e votave janë të blera. Kështu që mjaftojnë faktet për ne si opozitë, ne nuk merremi me propagandë nuk merremi me show, nuk merremi me retorika boshe. Për ne si LSI shumë te rëndësishme jane politikat konkrete që do të vendosen në shërbim të qytetarëve. Kështu që çdo fjalë që hidhet lartë e poshtë do ta marri era, ashtu siç edhe për këtë qytetarët do të protestojnë për të treguar se ne nuk kemi nevojë për këtë model qeverisje, por ne kemi nevojë për një model ku të rinjte janë të parët, ku qytetarët qe punojnë me ndershmëri vlerësohen, ku meritokracia është baza e fuksionit shtetërorë dhe mbi të gjitha ku shteti punon dhe vihet në funksion të qytetarëve.

 

 

 

6- Sa jane realizuar sipas jush kerkesat e studentëve pas protestës së tyre?

 

Protesta e studentëve ishte një protestë jo e rastësishme por erdhi si një revoltë e brendshme e të rinjve dhe të rejave drejtuar kësaj qeverie e cila neglizhon dhe përbuz nevojat e te rinjve  për arsim, punësim dhe kërkesat e tyre. Çfarë kërkonin studentët? Studentët kishin 8 kërkesa shumë të thjeshta, kundrejt të cilave nuk morën asnjë përgjigje. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim propozuam në Kuvend dy amendamente, të cilat jepnin zgjidhje ligjore dhe të menjëhershme në ditën e tetë te protestës të kërkesave të studentëve. Por nga qeveria morëm përgjigjen e refuzimit të menjëhershëm të këtyre amendamenteve duke treguar se nuk janë me studentët dhe nuk punojnë për studentët.  Ata treguan se nuk janë për kauzat e mëdha, treguan se nuk e vendosin Shqipërinë dhe shqiptarët mbi karrigen dhe pushtetin dhe prandaj votuan kundër kërkesave së studentëve. Kërkesat e studentëve dhe pakti për universitetin është një mashtrim dhe një propagandë e rradhës e kryeministrit dhe e qeverisë së tij. Sot në fakt asnje nga kerkesat nuk eshte realizuar: ulja e tarifes se masterit, karta e studentit, biblioteka online. Me tarifat e bachelorit ka akoma shumë studente që denoncojne se pagesat janë po të njëjtat. Kemi raste të konvikteve qe studenteve iu bie suvaja mbi kokë apo kushtet e tjera  higjeno-sanitare që vazhdojnë të jenë shumë të dobëta. Në kushte të tilla pra eshte e qarte se kemi një qeveri që zgjedh të bëje propagandë dhe të mashtroje studentët sy për sy  duke thënë që pakti për Universitetin ishte zgjidhje po në fakt ashtu sic dhe ne e kemi denoncuar ky pakt nuk ofron zgjidhje per kërkesat e studentëve dhe për të ardhem e të rinjëve në Shqipëri LSI është partia e të rinjve, jemi te perkushtuar dhe do të punojmë pa u ndalur per te mbrojtur interesin e te rinjve te vendit, per tiu garantuar punesim te mirepaguar, arsim cilesor, stabilitet në vend, mirëqënie dhe mundësi të barabarta.

 

 

 

7-  Sipas Eurostat ,shqiptarët pjesën më të madhe të shpenzimeve e çojnë për ushqim. Cili është komenti juaj?

 

Në çdo vend të Europës qytetarët europian nuk diskutojnë për ushqim apo për veshmbathje. Janë gjëra që janë pjesë e jetës. Vetëm në Shqipëri diskutohet për të siguruar një vakt më shumë dhe çdo gjë tjetër pastaj është luks. Pra është luks të blesh një bluzë të re, është luks të kesh ofertë në telefon. Me këto paga që marrin qytetarët shqiptarë nuk kane mundësi të perballojne kostot e jeteses deri në fund të muajit. Pak ditë më parë u takova me disa zonja të cilat më rrefyen historitë e jetës së tyre, sesi kishin të vështirë dhe të pamundur të ushqenin fëmijët e tyre.Edhe sot ne 2019 iu duhet te marrin ushqimet me listë dhe në mes të muajit u duhej të merrnin para borxh, futeshin në listat e ushqimeve dhe i shlyenin muajin tjetër kur merrnin pagën minimale. Pra sot i kemi lënë shqiptarët të jetojnë në mjerim me paga që nuk garantojnë mirëqënjen në familje ,me të rinjë të cilët nuk mundin dot të ndjekin arsimin sepse është shumë i shtrejnë dhe detyrohen që ta lënë shkollën e lartë dhe të emigrojnë. Po të shikoni raportin e UNICEF Italia kemi dalë vend i parë në Itali për të mitur që emigrojnë në këtë shtet. Pra të mitur nga Shqiperia nën moshen 18 vjeçare të cilët kanë lënë shkollën ,kanë lënë familjen dhe enden rrugëve të Europës për të garantuar punë dhe për të garantuar buken e gojës. Të flasim në 2019 për buken e gojës, të flasim në 2019 për njerëz të cilët arrestohen sepse nuk pagojnë energjine elektike ndërkohë vetë funksionartë e shtetit blejnë me miliona euro votat dhe kanë lukse të shfrenuara, po flasim për një krim shoqërorë që po i bëhet vendit tonë. Dhe prandaj duhet parandaluar kjo situatë, duhet parandaluar largimi të rinjve nga Shqipëria.

Qeverisja është në funksion te një grupimi njerzish andaj dhe revolta dhe aksioni i protestave të qytetarëve nuk po ndalon sepse kërkojnë ndryshim pozitiv në jeten e tyre.

 

 

8- Një ditë më parë u lajmërua senaca parlamentare për diten e merkurë, ndërsa nuk kemi ende një ore se kur do të zhvillohet, ku sipas rregullores se Kuvendit duhet njoftuar 48 orë para. Kemi të bëjm me frikën e mazhorances për një proteste si ajo 26 shkurtit, apo përpjekja për të parandaluar …?

 

Ne i kemi denoncuar herë pas herë shkeljet e Kuvendit të Shqipërisë. Në lidhje me rregulloren e Kuvendit dhe procedurat e tjera. Ai Parlament vazhdon të thellohet në veprime antikushtetuese dhe antiligjore. Mos publikimi i orarit është frike, megjithatë kjo pak rendesi ka pasi protestat qytetare, ne menyren me demokratike dhe paqësore do të vazhdojë sepse kauza është e drejtë.  Misoni yne eshte ta bejme Shqipërine shtëpine e shqiptarëve dhe une do të ftoja çdo të ri e te re, çdo qytetar të vendit ti bashkohet!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here