Braimllari, Kokës: Kur ne ishim në Parlament, s’vije nje dite , sot shkon per interesa vetjake. S’je më i LSI

0
112

Menjëherë pas deklaratës së deputetit Lefter Koka se ai vazhdontë të ishte pjesë e LSI ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike i cili ja ka shpjegur Kokës se ai është i vetëpërjashtuar nga LSI. “Sa ishe pjesë e LSI nuk vijë në parlament sot vendose të shkosh”, thuhet në reagimin e drejtuesit të lartë të LSI. “Levizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratorë por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelët”, thotë Braimllari.

 

Postimi i plotë:

 

Reagim I Sekretarit te Pergjithshem te LSI, Endrit Braimllari

 

Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges.
Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.
Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here