Standard.al

Ronaldo, çfarë “bishe”! Juventus bën mrekullinë, mund 3-0 Atletikon

0

U cilesua si e pamundur por u kthye ne realitet. Juventus dhe Cristiano Ronaldo realizojnë të pamundurën.

Portugezi i ka dhuruar fitoren 3-0 dhe kualifikimin në Champions League kundër Atletico Madrid bardhezinjve. Ajo që dukej si një arritje e pamundur është kthyer në realitet nga njeriu i Champions-it, i cili është në kërkim të kupës së katërt radhazi me veshët e mëdhenj.

Giorgio Chiellini, i cili është bërë lojtari i pestë në historinë e Juventus me 500 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka zhbllokuar ndeshjen pas katër minutash lojë, por goli është anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak.

Portugezi e ka shlyer gabimin duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 27-të me goditjen e tij të parë drejt portës dhe me prekjen e parë të topit në zonën e rreptësisë kundërshtare. Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, “Air Ronaldo” ka goditur përsëri, duke çuar shifrat në 2-0.

Qershia mbi tortë ka ardhur në minutën e 86-të, kur Ronaldo ka transformuar në  gol penalltinë e fituar nga Bernardeschi dhe ka fiksuar shifrat në 3-0, duke i dhuruar një kualifikim historik bardhezinjve në Champions League.

Në fakt, Juventus nuk kishte arritur të përmbyste asnjë nga pesë humbjet e mëparshme 2-0 të pësuara në ndeshjet e para në fazën me eliminim direkt të Kupës së Kampionëve/Champions League.

Gjithçka falë Cristiano Ronaldo-s! / telesport

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.