Kërcënohet live gazetari…”Bëj kujdes dhe mbylle gojën!” “Të mos dalë nëpër studio, e ka pas veshit”

0
133

Çollaku ka shkuar në Polici për të zbuluar se kush ka qenë telefonuesi anonim që e ka kërcënuar të mos dalë në ekran e të flasë për bandat dhe drogën se “e ka pas veshit”.

TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar në Polici për një kanosje që i është bërë nga një telefonues në emisionin e mëngjesit në Report Tv.

Telefonuesi kanosës thoshte në bisedën e tij drejtpërdrejt në emision që gazetari duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë kujdes. “Besi, opozita thotë që s’hyjmë në zgjedhje me Ramën. Rama do t’i marrë 61 bashki dhe Meta, me klikën e tij dhe Berishën do venë në burg. I bëj thirrje Basir Collakut ta mbajë gojën, se e ka pas veshit. Të mos dalë më nëpër studio”-tha telefonuesi. Pas kësaj gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here