Jep dorëheqjen, ministrja kroate pasi përplasi me makinë 10-vjeçaren…

0
110

Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondet e BE-së në Kroaci, Gabrijela Žalac ka dhënë dorëheqjen pas një aksidenti me makinë, ku përplasi një fëmijë 10-vjeç.

Në një deklaratë prekëse përpara mediave, Žalac tha se kishte biseduar me kryeministrin

Andrej Plenkovic menjëherë pas dhënies së ndihmës së parë të vajzës 10-vjecaçare.

“Të shtunën kur kjo ndodhi dhe unë dhashë dëshminë time për policinë, i thashë kryeministrit për gjithçka që ndodhi dhe natyrisht që ofrova dorëheqjen time. Këtë mëngjes i fola Kryeministrit për këtë dhe i ofrova mandatin tim në dispozicion”, tha Žalac.

Kur u pyet nga gazetarët përse nuk dha dorëheqje të parevokueshme, Žalca u përgjigj:

“Unë vërtet nuk e di se çfarë të them për këtë. Unë jam thjesht e tronditur dhe nuk kam asgjë tjetër për të thënë, por absolutisht pranoj gjithçka që ndodhi atë ditë. Policia dhe zyra e prokurorit që ishin aty do të thonë gjithçka për atë ngjarje fatkeqe. Unë i kërkoj falje publikun kroat”, tha ministrja Žalac.

Por kryeministrit kroat Andrej Plenkovic, nuk e ka pranuar dorëheqjen e saj.

“Kjo është një shkelje, jo një krim, ajo do të marrë një licencë të re. Ministrja dhe unë ishim në kontakt 30 minuta pas aksidentit, ajo u takua me mua këtë mëngjes dhe më tregoi vendimin.

Ajo më ofroi dorëheqjen e saj, ka presion të madh publik mbi të, është akti i saj moral. Kjo mund të kishte ndodhur dhe me dikë tjetër, licenca e saj e skaduar nuk është arsye për të dalë nga kabineti qeveritar”, tha Plenkoviç.

Sipas mediave kroate, aksidenti ndodhi për shkak se vajza 10-vjeçare ka qenë duke vrapuar në rrugë pa kujdes duke u përplasur me makinën e ministres, e cila më vonë rezultoi se i kishte skaduar patenta. Ajo tha se e kishte harruar se kur i kalonte afati patentës, për të marrë një të re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here