Denoncimi “bombë”: Prova filmike për përgjimin e selisë së PD-së

0
112

“Në dosje, sipas pretendimeve të Salianjit, ka materiale video që tregojnë se qeveria e kryeministrit Edi Rama monitoron “non stop” selinë e opozitës, ish-SHQUP-in ku është vendosur prej vitesh Partia Demokratike.”

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në një emision ku flitej për “superdosjet” e denoncuara nga Partia Demokratike kundër qeverisë së kryeministrit Rama, ish-deputeti Ervin Salianji ka denoncuar edhe diçka që ka zbuluar nga fashikujt e dosjeve ku akuzohet për kallëzim të rremë.

 

“Nëse do të kishte Prokurori, atëherë do të niste menjëherë hetimet”, tha Salianji në studio për materialet që tha se janë publikuar më herët dhe nuk përbëjnë sekret hetimor.

Për videon, që sipas tij vërteton mbikëqyrjen ambientale të selisë së demokratëve, Salianji thotë se gjithçka bëhet nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit. Veç videos për selinë e PD-së, Salianji vuri në dispozicion të drejtuesve të emisionit “Open” edhe një foto ku duket sikur survejohet godina e Top Channel në Mëzez të Kasharit.

“Superdosjet” për të cilat është diskutuar këtë të hënë në “Open” ishin ato me numrat “339” dhe “184”, e para e bërë e famshme prej përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me bandën e Avdylajve; ndërsa e dyta me hetimet që nisën për çështjen e blerjes së votës pas zgjedhjeve në Dibër, që u mbajtën pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here