“Blerja e votave!” Vasili: Rama i inkriminuar gjer në fyt! Ja çfarë thotë raporti i OSBE -ODIHR…

0
77

Kreu u Grupit Parlamentar Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetin social facebook, për shtitblerjen e votave. “Kryeministri i prodhuar me votat e krimineleve ne 2017 nuk pati asnje pretendim per zgjedhjet dhe shitblerjen e votes sepse ishte frymezuesi dhe perfituesi i vetem i saj”, shkruan Vasili.

Statusi:

LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votes ne zgjedhjet e 2017,vetem PS kishte zero pretendim!!

Kryeministri i prodhuar me votat e krimineleve ne 2017 nuk pati asnje pretendim per zgjedhjet dhe shitblerjen e votes sepse ishte frymezuesi dhe perfituesi i vetem i saj.

Meqenese ky i inkriminuar gjer ne fyt, ka dale dhe llap lart e poshte per zgjedhjet e 2017,po i kujtoj atij dhe te gjitheve si ai, produkte po njelloj te parave kriminale, se cfare thote OSBE-ODIHR ne Raportin Final per zgjedhjet politike qershor 2017.

Pas kesaj ftoj cdo personazh vendas apo te huaj te mbylle gojen dhe te mos lodhen me tej me alibine e zgjedhjeve te shkaterruara te 2017,ku LSI dhe PD u rane kembanave te alarmit per kriminalizimin dhe shitblerjen e votes dhe ku vetem e vetem PS ishte e “lumtur” me ato fare zgjedhjesh.
Lexoni ç’thote raporti i OSBE -ODIHR:

“Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës.
Pas ditës së zgjedhjeve, si
PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte
ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës.
Të dyja këto parti treguan disa
raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim
ligjor kundër rezultateve.
Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e
blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i
drogës.
Nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një
fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e
besimit te procesi zgjedhor. Partitë politike mund të ndërmarrin një angazhim konkret dhe të
mirëfilltë për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Gjithashtu, një refuzim publik nga ana e
politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të
ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here