Standard.al

Rëndësia e teknikut në pankinën kuqezi. Milani rrezikon Gatuzon në derbi!

0

Ka edhe një lajm të keq për popullin milanist. Në sfidën e së dielës së ardhshme në pankinë rrezikon mungojnë Xhenaro Gatuzo.

Të gjithë lojtarët në dispozicion. Kishte kohë që Milani nuk mund të mbështetej tek i gjithë ekipi për shkak të dëmtimeve të shumta. Një lajm i mirë për skuadrën kuqezi në prag të derbit kundër Interit, që përveç rivalitetit historik, në këtë sezon është shumë i rëndësishëm për misionin “Champions”.

Chievo Milan Gattuso Allontanato 1

Tekniku u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Kievos, që Milani e fitoi me rezultatin 2-1, për shkak të një debati të nxehtë me një prej lojtarëve kundërshtarë dhe më pas me arbitrin. Ndryshe nga futbollistët, largimi nga fusha nuk do të thotë pezullim për sfidën e ardhshme, por gjithçka do të vendoset të hënën nga Gjykata Sportive. Nëse Gatuzo do të ndëshkohej, atëherë kjo do të ishte një goditje e rëndë për Milanin, pasi dihet rëndësia e teknikut në pankinën kuqezi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.