Ish deputetja sulmon Ramën: Po bën një show të rrezikshëm me Spitalin e Fierit…

0
100

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën thjeshtë show me vënien në funksion të repartit të hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas Vokshit, nuk janë respektuar as kushtet minimale të sigurisë lidhur me këtë repart.

“Të bësh një investim modern në shëndetësi, që i shërben qytetarëve, është gjithnjë një gjë e mirë. Por kjo që ka bërë Edi Rama në spitalin e Fierit, është një shoë i rrezikshëm, që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Reparti hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit, është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë. Një pavijon me rëndësi kaq të veçantë për sëmundjet kardiovaskulare, nuk ka asnjë leje apo dokumentacion zyrtar që certifikon sigurinë e tij dhe të jetës së qytetarëve. Nuk ka as licencë nga Instituti i Fizikës Bërthamore.

Përveç mungesës kriminale të këtyre lejeve dhe licencave, në bazë të te cilave duhet të vihen në punë pajisjet, reparti nuk ka mjekë të specializuar dhe as staf ndihmës për këtë shërbim.

U bëj thirrje mjekëve profesionistë të Spitalit të Fierit të mos bëhen pjesë e propagandës së qeverisë, por të ngrenë zërin për të denoncuar një skandal të përmasave të tilla.

Shkelja e protokolleve të sigurisë, që mund të vërë në rrezik jetën dhe të dëmtojë shëndetin e qytetarëve, për të ushqyer propagandën e neveritshme të Edi Ramës, është krim që duhet ndëshkuar”, shkruan Vokshi në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here