Bën njoftim pune të pazakontë, 55 euro në orë kush grabit dyqanin e saj…

0
140

Pronarja e një butiku në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë disa masa të pazakonta për të ndaluar vjedhjet në biznesin e tij.

Gruaja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonim, ka punësuar disa hajdutë profesionistë detyra e të cilëve ishte të kryenin një grabitje perfekte në biznesin e saj në mënyrë që të merrte masat e duhura për të ardhmen.

Disa muaj më parë, sipërmarrësja publikoi një ofertë pune që shpejt u bë virale, duke ofruar iu ofruar hajdutëve rreth 55 euro në orë, si dhe mundësinë për të mbajtur tre nga veshjet që do të vidhnin ata vetë me lejen e saj.

Njerëzit e punësuar duhej të “vizitonin” dyqanin e saj për disa herë radhazi dhe më pas të përgatisnin një plan grabitje dhe njëkohësisht të bënin inventarin e mallit të vjedhur në fund.

Megjithatë, disa njerëz vunë re një lloj kontradikte, sepse në njoftim kandidatëve u kërkohej të mos kishin precedent penal dhe kjo ishte paksa e pamundur për një rast të tillë megjithatë gruaja që bëri njoftimin u shpreh se kjo gjë është plotësisht e mundur pasi grabitësit profesionistë nuk arrijnë të arrestohen dhe ndaj nuk kanë precedent penal.

Edhe pse ky njoftim mund të tingëllonte shumë i çuditshëm ajo u shpreh se për të ishte e domosdoshme pasi donte të mbronte biznesin e saj nga një dëm i mundshëm i së ardhmes që mund të rezultonte fatal.

“Jam duke kërkuar një profesionist që do të më ndihmojë të nxjerr në pah ku çalon siguria tek biznesi im. Kam qenë pronare e një dyqani më herët dhe vura re se një numër i madh çantash m’u vodhën për raste festash dhe në asnjë rast nuk e kapa dot hajdutin”, tha ajo.

“Kur dyqani mbushet plot është e pamundur ta monitorosh ndaj dhe po ndërmarr një masë të tillë për të kursyer mijëra euro nga kuleta ime”, thotë biznesmenja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here